Shkup, Maqedoni e Veriut, Takimi i Liderëve të Ballkanit Perëndimor "Stabilitet, Unitet, e Ardhme" - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Shkup, Maqedoni e Veriut, Takimi i Liderëve të Ballkanit Perëndimor “Stabilitet, Unitet, e Ardhme”

Takimi i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve tëlartë të Bashkimit Europian dedikuar Planit të Rritjes përrajonin, po zhvillohet në Shkup, Maqedoni, me një axhendëdiskutimesh mbi bashkëpunimin ekonomik, reformat dheintegrimin drejt tregut të përbashkët rajonal.

Kryeministri Edi Rama dhe liderë të tjerë të rajonit do mirëpriten sot nga Kryeministri i Republikës së Maqedonisë sëVeriut Hristijan Mickoski, në nisje të punimeve të takimitkryesor me temëStabilitet, Unitet, e Ardhme“, ku KryeministriMickoski dhe Komisionerja për zgjerimin e BE Marta Kos do t’i drejtohen pjesëmarrësve me një fjalë.

Fokusi kryesor i bisedimeve është vlerësimi i Planit të Rritjes, propozimet për iniciativa të reja dhe bashkëpunimin ekonomik përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, të konceptuara në dy paneleve diskutimi; Paneli i parë: “Plani i Rritjes: Vlerësimi, hapat e ardhshëm dhe komunikimi”, ku do të bëhet vlerësimi i Planit të Rritjes në të gjitha shtyllat e tij, si dhe do të diskutohet mbi iniciativat e propozuara në Shtyllën 1 (Turizmi, mbrojtja e konsumatorit dhe “Autostrada” e Tregut të Përbashkët) dhe lidhjet me Tregun e Përbashkët Rajonal.

Kryeministri Edi Rama dhe liderë të tjerë do të jenë pjesë e këtij Paneli diskutimi.

Ndërsa paneli i dytë “Thellimi në Shtyllat e Planit të Rritjes” do të bëjë bashkë Ministrat për Çështjet e BE-së, përfaqësues të BE-së, organizatave rajonale dhe partnerë zbatues.

Previous TTW: Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë dhe Egjiptit për t’u shndërruar në një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës