Fituesit e Konkursit të Parë Ndërkombëtar të Fotove dhe Videove Reels “Wanderlust in Albania”, të cilët përcollën magjinë e Shqipërisë Turistike, parë nga sytë e turistëve dhe vizitorëve të apasionuar u vlerësuan me çmime mbrëmjen e 12 Dhjetorit në një atmosferë festive në Pallatin e Brigadave.
Në mbrëmjen gala ku mori pjesë ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, përfaqësues të Trupit Diplomatik në Tiranë, të institucioneve të ndryshme shtetërore e shoqatave turistike e hotelerisë si dhe konkurentët fitues, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit Zana Çela shprehu entuziazmin për arritjet e këtij konkursi në një kohë vetëm dhjetëditore dhe nënvizoi se “Menduam që të nisim një udhëtim të ri, të promovojmë Shqipërinë turistike përmes tregimtarëve më autentikë vetë vizitorëve. Sot do t’ju tregojmë një rrëfim të pafiltruar vizualisht të dokumentuar të Shqipërisë turistike. Bukuria e Shqipërisë është protagonistja e këtij rrëfimi magjepsës”, u shpreh Çela. Në fjalën përshëndetëse, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro i vlerësoi pjesëmarrësit dhe fituesit e Konkursit “Wanderlust in Albania” si një agjenci digjitale marketingu dhe ambasadorë të vërtetë të promovimit të Shqipërisë Turistike. “Jam përpjekur modestisht të promovoj në faqet e mia personale me emër e mbiemër të giithë ata të apasionuar pas fotografisë, që na e sollën aq bukur përmes objektivit të tyre Shqipërinë turistike, por pse të mos e bëjmë edhe institucionalisht, sepse të gjithë këta fotografë e videomaker, secili me punën e tyre krijuan një agjenci digjitale marketing, që promovoi Shqipërinë e bregdetit, të festivaleve verore, por po aq edhe si destinacion i vjeshtës me 547 mijë turistë gjatë nëntorit, si edhe ndër destinacionet e dimrit me tregjet më të bukura të Krishtlindjeve”, theksoi ministrja Kumbaro. Zonja Kumbaro shtoi më tej se “për vitin 2024, Shqipëria ruan të sigurt pozicionimin në top destinacionet më interesante duke nisur nga “National Geographic”, që sugjeron Alpet tona të parat në listën e vendeve që duhen parë e prekur nga afër vitin që vjen”. Gjatë mbrëmjes gala u shpallën 33 fituesit e fotografive dhe videove reel për 11 kategoritë e konkursit nga juria ndërkombëtare, si dhe dy fituesit e Fotografisë më të pëlqyer dhe videon reel më të përzgjedhur të votuara nga publiku në faqen e facebook-ut të Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Një nga çmimet prestigjioze të këtij konkursi ishte “Ambasador në Promovimin e Turizmit Shqiptar”, çmim i cili u dha për katër prej fotografëve të njohur shqiptarë, të cilët kanë përcjellë dhe zbuluar magjinë e Shqipqërisë nga çdo cep i vendit tonë. Ambasadorë të Turizmit Shqiptar u shpallën Fation Plaku, Albert Cmeta, Ardian Fezollari dhe Alket Islami. Në vetëm dhjetë ditë aplikime, në Konkursin e Parë Ndërkombëtar “Wanderlust in Albania” u mblodhën plot 6284 fotografi dhe 746 Video Reels nga Shqipëria Turistike, me një hartë gjeografike të 687 konkurrentëve nga 42 vende të botës, që nga kontinenti Australian, India, Japonia, Kina e deri në Europë.mbyll
media
Kontakt
Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.
e-mail: info@mia.gov.al