Shpallet thirrja për aplikimet e punonjësve të shërbimit psiko-social / Ministrja Kushi: Këtë vit vijmë me një risi! - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Shpallet thirrja për aplikimet e punonjësve të shërbimit psiko-social / Ministrja Kushi: Këtë vit vijmë me një risi!

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nëpërmjet një postimi në rrjete sociale njoftoi hapjen e thirrjes për punonjës të shërbimit psiko-social, i cili këtë vit sjell edhe një risi për ata punonjës ekzistues që kërkojnë të bëjnë lëvizje paralele, brenda zyrës arsimore ku janë të punësuar.

Postimi i plotë i ministres:

Sapo kemi shpallur thirrjen për punonjës të shërbimit psiko-social në shkolla, me qëllim fuqizimin e këtij shërbimi dhe mbulimin më të plotë të nevojave në të gjithë territorin, përfshirë edhe zonat periferike dhe të largëta.

Kjo procedurë këtë vit sjell edhe një risi, si përgjigje e kërkesave të vazhdueshme të vetë punonjësve psiko-social. Të gjithë ata që dëshirojnë të kryejnë lëvizje paralele brenda zyrës arsimore ku kanë tashmë emërimin e përhershëm, mund të dorëzojnë kërkesën me postë në DRAP-in përkatës brenda datës 4 gusht 2023.

Ndërsa për kandidatët që kërkojnë të punësohen për herë të parë, aplikimet janë të hapura deri në datën 9 gusht 2023 dhe dorëzimi i dokumentacionit bëhet përsëri me postë në DRAP.

Shpalljet e vendeve vakante bëhen sipas zyrave arsimore, në varësi të përfundimit të procedurave të lëvizjes paralele. Detajet e mëtejshme janë publike në çdo DRAP, ku edhe mund të gjeni të gjithë informacionin e nevojshëm.

Mirënjohje të gjithë punonjësve të këtij shërbimi për punën dhe përkushtimin që tregojnë çdo ditë pranë nxënësve dhe mësuesve tanë dhe suksese të gjithë kandidatëve të rinj!

Previous Hapen aplikimet e maturantëve për në universitet/Ministrja Kushi mesazh maturantëve: Përfitoni nga mundësitë e ofruara për ju