SHPALLJE VENDI VAKANT Specialist në Sektorin e Produksionit, në Drejtorinë e Produksionit dhe Eventeve - klasa IV-1 - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

SHPALLJE VENDI VAKANT Specialist në Sektorin e Produksionit, në Drejtorinë e Produksionit dhe Eventeve – klasa IV-1

Në zbatim të Ligjit Nr. 7961, datë 12.07.1995, ”Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, ( i ndryshuar), të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 512, datë 18.9.2021 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim” dhe të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 136, datë 23.11.2021 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Media dhe Informim”, Agjencia për Media dhe Informim, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin:

Specialist në Sektorin e Produksionit, në Drejtorinë e Produksionit dhe Eventeve – klasa IV-1

 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

-Kryen përpunimin përmes programeve kompjuterike të montazhit audio-viziv të regjistrimeve filmike të aktiviteteve publike të Kryeministrit dhe Kryeministrisë, të cilat vihen në funksion të Drejtorisë së Informimit të Qytetarëve dhe Drejtorisë së Informimit të Mediave në përmbushjen e misionit të tyre;

– Kryen përpunimin përmes programeve kompjuterike të montazhit audio-viziv të regjistrimeve filmike të aktiviteteve të ministrave, ministrive dhe agjencive të varësisë, të cilat vihen në funksion të Drejtorisë së Koordinimit të Ministrive dhe Agjencive, Drejtorisë së Informimit të Qytetarëve dhe Drejtorisë së Informimit të Mediave në përmbushjen e misionit të tyre;

– Asiston shefin e sektorit në proceset e tjera të prodhimit audio-viziv në funksion të komunikimit publik të Kryeministrit, Këshillit të Ministrave dhe administratës publike në varësi të tyre;

– Kryen redaktimin e materialeve fotografike në funksion të komunikimit publik të Kryeministrit, Këshillit të Ministrave dhe administratës publike në varësi të tyre;

– Raporton pranë përgjegjësit të sektorit dhe drejtorit të drejtorisë për ecurinë e produksionit audio-viziv;

– Garanton ecurinë dhe mbarëvajtjen e punës në grup përmes aftësive analitike dhe komunikuese me kolegët dhe eprorët.

 

Aplikantët duhet të plotësojnë kërkesat si më poshtë:

– Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose “Master Profesional”;

– Të kenë njohuri të avancuara të programeve të përpunimit audio-vizuale si Adobe Premiere, Adobe Audition, Adobe Photoshop etj.

– Preferohen të kenë eksperiencë të mëparshme pune në sektorë të ngjashëm;

 

 

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

Aplikantët duhet të paraqesin në Agjencinë për Media dhe Informim në adresën: Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë ose në adresën e e-mailit vakance@mia.gov.al, këto dokumente:

– Letër interesi ku specifikohet emërtimi i pozicionit për të cilin aplikojnë;

– CV;

– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

– Fotokopje të librezës së punës nëse kanë;

– Certifikatë të kualifikimeve nëse kanë;

– Numër kontakti dhe adresë e-maili.

 

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve dhe dokumentacionit të plotë është data 15.02.2024. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda kësaj date sjell skualifikim të aplikantit.

Aplikantët njoftohen individualisht dhe nëpërmjet adresës së e-mailit ose telefonit për verifikimin e plotësimit të kritereve të kërkuara, procesin e ankimimit, datën e provimit me gojë si dhe për informacione të tjera të nevojshme.

Previous SHPALLJE VENDI VAKANT Specialist në Sektorin e Informimit të Institucioneve, në Drejtorinë e Informimit të Institucioneve, Hulumtimit dhe Përmbajtjes, në Agjencinë për Media dhe Informim – klasa IV-1