SHPALLJE VENDI VAKANT 5 (pesë) Zëdhënës Ministri, në Drejtorinë e Koordinimit të Ministrive dhe Agjencive, në Agjencinë për Media dhe Informim – klasa II-1 - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

SHPALLJE VENDI VAKANT 5 (pesë) Zëdhënës Ministri, në Drejtorinë e Koordinimit të Ministrive dhe Agjencive, në Agjencinë për Media dhe Informim – klasa II-1

Në zbatim të Ligjit Nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, ( i ndryshuar), të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 512, datë 18.9.2021 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim” dhe të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 136, datë 23.11.2021 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Media dhe Informim”, ( i ndryshuar), Agjencia për Media dhe Informim, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin:

Zëdhënës Ministri, në Drejtorinë e Koordinimit të Ministrive dhe Agjencive, në Agjencinë për Media dhe Informim – klasa II-1

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
– Realizon marrjen ose dhënien e informacionit nga organet e shtypit apo mjetet e komunikimit masiv për veprimtarinë e ministrisë dhe agjencive respektive të varësisë;
– Ndihmon në shkrimin e përgjigjeve për të gjitha mjetet e komunikimit masiv;
– Në bashkëpunim me Drejtorinë e Informimit të Mediave dhe Drejtorinë e Produksionit dhe Eventeve, përgatit konferencat e shtypit, takime ose intervista me gazetarë të ndryshëm për ministrin, stafin e ministrisë dhe agjencitë përkatëse të varësisë;
– Në bashkëpunim me Drejtorinë e Informimit të Qytetarëve, bashkërendon dhe mbikëqyr publikimin e materialeve në faqen e internetit të ministrisë dhe agjencive të varësisë;
– Në bashkëpunim me Drejtorinë e Informimit të Institucioneve, Hulumtimit dhe Përmbajtjes, kujdeset për pasqyrimin e përditshëm të shtypit për ministritë, titullarët e ministrisë dhe agjencitë respektive të varësisë;
– Bashkëpunon me organet e medias dhe të shtypit për të pasqyruar veprimtarinë e ministrit dhe ministrisë duke mbajtur përgjegjësi të drejtpërdrejtë për njoftimin e tyre për çdo eveniment;
– Bashkërendon informacionin javor për veprimtaritë e rëndësishme të ministrit, ministrisë dhe agjencive përkatëse të varësisë mbi bazën e grumbullimit të informacioneve të njëpasnjëshme nga këto institucione për objektivat, aktivitetet dhe eventet e tyre si dhe për publikimin në faqet përkatëse on-line;
– Mban lidhje dhe bashkëpunon me koordinatorët e tjerë dhe zëdhënësit për shtyp të ministrive, pjesë e Drejtorisë së Koordinimit të Ministrive dhe Agjencive, në Agjenci, me qëllim realizimin e objektivave dhe misionit të përbashkët në funksion të informimit të mediave dhe qytetarëve.

Aplikantët duhet të plotësojnë kërkesat si më poshtë:
– Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor”;
– Të kenë të kenë të paktën 3 vite eksperiencë të mëparshme pune në sektorë të ngjashëm;

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Aplikantët duhet të paraqesin në Agjencinë për Media dhe Informim në adresën Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë ose në adresën e e-mailit vakance@mia.gov.al, këto dokumente:

  • Letër interesi ku specifikohet emërtimi i pozicionit për të cilin aplikojnë;
  • CV;
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
  • Fotokopje të librezës së punës;
  • Certifikatë të kualifikimeve të tjera nëse kanë;
  • Numër kontakti dhe adresë e-maili.

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve dhe dokumentacionit të plotë është data 19.07.2024. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda kësaj date sjell skualifikim të aplikantit. Aplikantët njoftohen individualisht dhe nëpërmjet adresës së e-mailit ose telefonit për verifikimin e plotësimit të kritereve të kërkuara, procesin e ankimimit, datën e provimit me gojë si dhe për informacione të tjera të nevojshme.

Previous SHPALLJE VENDI VAKANT Specialist (Asistent i Drejtorit të Përgjithshëm), në Agjencinë Për Media dhe Informim-klasa IV- 2