SHPALLJE VENDI VAKANT 1 (një) Specialist në Sektorin për Marrëdhëniet me Median, në Drejtorinë e Informimit të Mediave, në Agjencinë për Media dhe Informim – klasa IV-2
Në zbatim të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, (i ndryshuar), të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 512, datë 18.9.2021 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim” dhe të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 136, datë 23.11.2021 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Media dhe Informim” (i ndryshuar), Agjencia për Media dhe Informim, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin:
Specialist në Sektorin për Marrëdhëniet me Median, në Drejtorinë e Informimit të Mediave, në Agjencinë për Media dhe Informim – klasa IV-2
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
- Asiston për organizimin e konferencave për shtyp të Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave;
- Në bashkëpunim me Drejtorinë për Koordinimin e Ministrive dhe Agjencive dhe strukturat përgjegjëse në ministri, asiston në organizimin e konferencave për shtyp të ministrive dhe agjencive të varësisë;
- Në bashkëpunim me Drejtorinë për Koordinimin e Ministrive dhe Agjencive dhe strukturat përgjegjëse në ministri, organizon dhe planifikon daljet mediatike, intervistat, pjesëmarrjet në formate audio-vizive, apo të gjitha formave të tjera të kontaktit me median për ministrat, titullarët dhe administratën e ministrive dhe agjencive të tyre të varësisë;
- Asiston koordinatorin e drejtorisë dhe zëdhënësit e ministrave në Drejtorinë e Koordinimit të Ministrive dhe Agjencive në hartimin e njoftimeve për median për Kryeministrin, ministritë dhe agjencitë e varësisë;
- Raporton pranë përgjegjësit të sektorit dhe drejtorit të drejtorisë për ecurinë e marrëdhënieve me median;
- Garanton ecurinë dhe mbarëvajtjen e punës në grup përmes aftësive analitike dhe komunikuese me kolegët dhe eprorët;
- Përmbush çdo detyrë tjetër, që buron nga detyrimi për realizimin e qëllimeve dhe objektivave të punës.
Aplikanti duhet të plotësojë:
Kërkesat e përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme dhe profesionale për vendin e punës;
- Të jetë në kushte të mira shëndetësore për të kryer detyrat përkatëse;
- Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.
Kërkesat e veçanta :
– Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” ;
– Preferohet të ketë eksperiencë të mëparshme pune në sektorë të ngjashëm.
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Aplikanti duhet të paraqesë në Agjencinë për Media dhe Informim në adresën: Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë ose në adresën e e-mailit vakance@mia.gov.al, këto dokumente:
- Kërkesë për punësim;
- Përshkrim të edukimit dhe karrierës profesionale (curriculum vitae);
- Diploma të njësuara me origjinalin (të noterizuara),(Diploma e arsimit të lartë e fituar jashtë vendit duhet të jetë e njohur dhe njehsuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore);
- Lista notash të njësuara me origjinalin (të noterizuara);
- Librezë pune (e noterizuar);
- Raport mjeko-ligjor për aftësi në punë;
- Çertifikatë të gjendjes gjyqësore (dëshmia e penalitetit);
- Fotokopje të kartës së identitetit.
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimit dhe dokumentacionit të plotë është data 18.01.2026. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda kësaj date sjell skualifikim të aplikantit.
Aplikanti njoftohet individualisht dhe nëpërmjet adresës së e-mailit ose telefonit për verifikimin e plotësimit të kritereve të kërkuara, procesin e ankimimit, datën e provimit me gojë si dhe për informacione të tjera të nevojshme.