SHPALLJE VENDI VAKANT 1 (një) Zëdhënës i Ministrit, në Drejtorinë e Koordinimit të Ministrive dhe Agjencive, në Agjencinë për Media dhe Informim – klasa II-1

Në zbatim të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, (i ndryshuar), të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 512, datë 18.9.2021 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim” dhe të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 136, datë 23.11.2021 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Media dhe Informim” (i ndryshuar), Agjencia për Media dhe Informim, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin:

 

Zëdhënës i Ministrit, në Drejtorinë e Koordinimit të Ministrive dhe Agjencive, në Agjencinë për Media dhe Informim – klasa II-1

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

 

  • Realizon marrjen ose dhënien e informacionit nga organet e shtypit apo mjetet e komunikimit masiv për veprimtarinë e ministrisë dhe agjencive respektive të varësisë;

 

  • Ndihmon në shkrimin e përgjigjeve për të gjitha mjetet e komunikimit masiv;

 

  • Në bashkëpunim me Drejtorinë e Informimit të Mediave dhe Drejtorinë e Produksionit dhe Eventeve, përgatit konferencat e shtypit, takime ose intervista me gazetarë të ndryshëm për ministrin, stafin e ministrisë dhe agjencitë përkatëse të varësisë;

 

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Informimit të Qytetarëve, bashkërendon dhe  mbikëqyr publikimin e materialeve në faqen e internetit të ministrisë dhe agjencive të varësisë;

 

  • Në bashkëpunim me Drejtorinë e Informimit të Institucioneve, Hulumtimit dhe Përmbajtjes, kujdeset për pasqyrimin e përditshëm të shtypit për ministritë, titullarët e ministrisë dhe agjencitë respektive të varësisë;

 

  • Bashkëpunon me organet e medias dhe të shtypit për të pasqyruar veprimtarinë e ministrit dhe ministrisë duke mbajtur përgjegjësi të drejtpërdrejtë për njoftimin e tyre për çdo eveniment;

 

  • Bashkërendon informacionin javor për veprimtaritë e rëndësishme të ministrit, ministrisë dhe agjencive përkatëse të varësisë mbi bazën e grumbullimit të informacioneve të njëpasnjëshme nga këto institucione për objektivat, aktivitetet dhe eventet e tyre si dhe për publikimin në faqet përkatëse on-line;

 

  • Mban lidhje dhe bashkëpunon me koordinatorët e tjerë dhe zëdhënësit për shtyp të ministrive, pjesë e Drejtorisë së Koordinimit të Ministrive dhe Agjencive, në Agjenci, me qëllim realizimin e objektivave dhe misionit të përbashkët në funksion të informimit të mediave dhe qytetarëve.

 

Aplikanti duhet të plotësojë:

Kërkesat e përgjithshme:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme dhe profesionale për vendin e punës;
  • Të jetë në kushte të mira shëndetësore për të kryer detyrat përkatëse;
  • Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.

 

Kërkesat e veçanta:

– Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor”;

– Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë të mëparshme pune në sektorë të ngjashëm;

– Të ketë njohuri të gjuhës angleze.

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

Aplikanti duhet të paraqesë në Agjencinë për Media dhe Informim në adresën Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë ose në adresën e e-mailit vakance@mia.gov.al, këto dokumente:

  • Kërkesë për punësim;
  • Përshkrim të edukimit dhe karrierës profesionale (curriculum vitae);
  • Diploma të njësuara me origjinalin (të noterizuara),(Diploma e arsimit të lartë e fituar jashtë vendit duhet të jetë e njohur dhe njehsuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore);
  • Lista notash të njësuara me origjinalin (të noterizuara);
  • Ҫertifikatë të gjuhës së huaj, kualifikime të ndryshme;
  • Librezë pune (e noterizuar);
  • Raport mjeko-ligjor për aftësi në punë;
  • Çertifikatë të gjëndjes gjyqësore (dëshmia e penalitetit);
  • Fotokopje të kartës së identitetit.

 

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimit dhe dokumentacionit të plotë është data 20.11.2025. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda kësaj date sjell skualifikim të aplikantit.

Aplikanti njoftohet individualisht dhe nëpërmjet adresës së e-mailit ose telefonit për verifikimin e plotësimit të kritereve të kërkuara, procesin e ankimimit, datën e provimit me gojë si dhe për informacione të tjera të nevojshme.