2 Specialistë në Sektorin e Eventeve në Drejtorinë e Produksionit dhe Eventeve – kategoria IV-a
Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 512, datë 18.9.2021 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim” dhe të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 136, datë 23.11.2021 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Media dhe Informim”, i ndryshuar, Agjencia për Media dhe Informim, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin:
2 Specialistë në Sektorin e Eventeve në Drejtorinë e Produksionit dhe Eventeve – kategoria IV-a
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
– Ngre dhe menaxhon infrastrukturën për mundësimin e transmetimit të drejtpërdrejtë të aktiviteteve publike të Kryeministrit dhe Kryeministrisë për mediat audio-vizive dhe në kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit të Kryeministrit on-line;
– Asiston Drejtorinë për Koordinimin e Ministrive dhe Agjencive dhe strukturat përgjegjëse në ministri për ngritjen dhe menaxhimin e infrastrukturës për mundësimin e transmetimit të drejtpërdrejtë të aktiviteteve publike të ministrive dhe agjencive të varësisë;
– Kryen filmime audio-vizuale dhe fotografinë për eventet, aktivitetet dhe pjesëmarrjet publike të Kryeministrit, në funksion të punës së tij dhe misionit të Agjencisë;
– Asiston Drejtorinë për Koordinimin e Ministrive dhe Agjencive dhe strukturat përgjegjëse në ministri për kryerjen e filmimeve audio-vizuale dhe fotografive për eventet, aktivitetet dhe pjesëmarrjet publike të Ministrave apo aktiviteteve të tjera të ministrisë dhe agjencive të varësisë;
– Raporton pranë përgjegjësit të sektorit dhe drejtorit të drejtorisë për ecurinë e marrëdhënieve me median;
– Garanton ecurinë dhe mbarëvajtjen e punës në grup përmes aftësive analitike dhe komunikuese me kolegët dhe eprorët.
Aplikantët duhet të plotësojnë kërkesat si më poshtë:
– Të zotërojnë diplomë të nivelit “Bachelor”;
– Të kenë njohuri të avancuara në ngritjen e infrastrukturës, programet dhe mjetet që përdoren për sigurimin e transmetimeve të drejtpërdrejta audio-vizive;
-Të kenë njohuri të avancuara në përdorimin e video kamerës dhe aparatit fotografik;
– Preferohet të kenë të eksperiencë të mëparshme pune në sektorë të ngjashëm;
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Aplikantët duhet të paraqesin në Agjencinë për Media dhe Informim në adresën: Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë ose në adresën e e-mailit vakance@mia.gov.al, këto dokumente:
- Letër interesi ku specifikohet emërtimi i pozicionit për të cilin aplikojnë;
- CV;
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
- Fotokopje të librezës së punës nëse kanë;
- Certifikatë të kualifikimeve nëse kanë;
- Numër kontakti dhe adresë e-maili.
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve dhe dokumentacionit të plotë është data 01.03.2022. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda kësaj sjell skualifikim të aplikantit
Aplikantët njoftohen individualisht dhe nëpërmjet adresës së e-mailit ose telefonit për verifikimin e plotësimit të kritereve të kërkuara, procesin e ankimimit, datën e provimit m/e gojë si dhe për informacione të tjera të nevojshme.