Shpallje Vendi Vakant Përgjegjës Sektori, kategoria III-a

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

SHPALLJE VENDI VAKANT
Përgjegjës Sektori në Sektorin e Hulumtimit dhe Përmbajtjes

Përgjegjës Sektori në Sektorin e Hulumtimit dhe Përmbajtjes, në Drejtorinë e Informimit të Institucioneve, Hulumtimit dhe Përmbajtjes, në Agjencinë për Media dhe Informim – kategoria III-a

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 512, datë 18.9.2021 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim” dhe të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 136, datë 23.11.2021 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Media dhe Informim”, i ndryshuar, Agjencia për Media dhe Informim, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin:

 Përgjegjës Sektori në Sektorin e Hulumtimit dhe Përmbajtjes, në Drejtorinë e Informimit të Institucioneve, Hulumtimit dhe Përmbajtjes, në Agjencinë për Media dhe Informim – kategoria III-a

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

– Kujdeset për kontrollin dhe redaktimin e përmbajtjes që prodhohet në funksion të komunikimit publik të qeverisë shqiptare, në të gjitha format e kërkuara;

– Kujdeset për saktësinë e informacionit, të dhënave dhe fakteve që integrohen në të gjitha materialet e përgatitura për komunikimin publik qeveritar;

– Bashkërendon procesin e mbledhjes së të dhënave nga hulumtimi i kanaleve të komunikimit publik, dokumenteve zyrtare kombëtare apo ndërkombëtare si dhe nga studimet e hulumtimit të opinionit publik, duke u kujdesur që produkti të jetë shterues dhe i qartë;

– Në bashkëpunim me Drejtorinë e Informimit të Qytetarëve, përpilon dhe redakton informacionin përmbajtësor për kanalet e komunikimit të drejtpërdrejtë të Kryeministrit dhe Kryeministrisë, si dhe koordinon pasqyrimin sa më të saktë të informacionit përmbajtësor në kanalet e komunikimit të ministrive dhe agjencive;

– Në bashkëpunim me Drejtorinë e Koordinimit të Ministrive dhe Agjencive dhe strukturat përgjegjëse në ministri, koordinohet me struktura të tjera qeveritare për shkëmbimin e informacionit që i shërben hulumtimit dhe përmbajtjes për komunikimin publik qeveritar;

– Garanton përfundimin brenda afateve të detyrave që lidhen me prodhimin e pëmbajtjes dhe hulumtimit nga sektori përkatës;

– Sipas kërkesave dhe udhëzimeve të drejtorit të drejtorisë, koordinon aktivitetin e përditshëm dhe organizimin e detyrave midis punonjësve në sektor.

 

Aplikantët duhet të plotësojnë kërkesat si më poshtë:

– Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor”;

– Të kenë të paktën 3 vite eksperiencë të mëparshme pune në sektorë të ngjashëm;

– Të kenë njohuri të mira dhe të certifikuara të gjuhës angleze.


Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

Aplikantët duhet të paraqesin në Agjencinë për Media dhe Informim në adresën Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë ose në adresën e e-mailit vakance@mia.gov.al, këto dokumente:

  • Letër interesi ku specifikohet emërtimi i pozicionit për të cilin aplikojnë;
  • CV;
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
  • Fotokopje të librezës së punës;
  • Fotokopje të certifikimit të gjuhës angleze;
  • Certifikatë të kualifikimeve të tjera nëse kanë;
  • Numër kontakti dhe adresë e-maili.

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve dhe dokumentacionit të plotë është data 01.03.2022. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda kësaj sjell skualifikim të aplikantit

Aplikantët njoftohen individualisht dhe nëpërmjet adresës së e-mailit ose telefonit për verifikimin e plotësimit të kritereve të kërkuara, procesin e ankimimit, datën e provimit me gojë si dhe për informacione të tjera të nevojshme.

Previous SHPALLJE VENDI VAKANT<br>Drejtor në Drejtorinë e Informimit Institucioneve, Hulumtimit dhe Përmbajtjes