Shpallje Vendi Vakant Përgjegjës Sektori, kategoria III-a

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

SHPALLJE VENDI VAKANT
Përgjegjës Sektori në Sektorin e Dizajnit dhe Produktit Kreativ

Përgjegjës Sektori në Sektorin e Dizajnit dhe Produktit Kreativ në Drejtorinë e Informimit të Qytetarëve, në Agjencinë për Media dhe Informim – kategoria III-a

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 512, datë 18.9.2021 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim” dhe të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 136, datë 23.11.2021 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Media dhe Informim”, i ndryshuar, Agjencia për Media dhe Informim, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin:

Përgjegjës Sektori në Sektorin e Dizajnit dhe Produktit Kreativ në Drejtorinë e Informimit të Qytetarëve, në Agjencinë për Media dhe Informim – kategoria III-a

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

– Organizon punën e specialistëve të sektorit si dhe kontrollon dhe jep rekomandime për çdo material kreativ të prodhuar nga sektori në funksion të informimit qytetar dhe komunikimit publik të Qeverisë;

– Dizenjon dhe prodhon materiale ilustruese dhe sqaruese të informimit qytetar për botime digjitale ose jo, print ose on-line në përputhje me kërkesat e Drejtorisë për Informimin e Qytetarëve në veçanti, dhe Agjencisë së Medias dhe Informimit në përgjithësi;

– Asiston Sektorin për Informimin e Qytetarëve në prodhimin e produkteve kreative në funksion të kanaleve të drejtpërdrejta të komunikimit si faqet e internetit dhe kanalet e mediave sociale të Kryeministrisë apo botimet digjitale ose jo, print ose on-line, ministrive dhe agjencive të varësisë;

– Koordinohet me drejtoritë e tjera të agjencisë për kërkesat dhe nevojat e tyre në lidhje me dizenjimin dhe prodhimin e materialeve ilustruese;

– Asiston Drejtorinë për Koordinimin e Ministrive dhe Agjencive dhe strukturat përgjegjëse në ministri, në përgjigje të kërkesave dhe nevojave për dizenjim dhe prodhim të materialeve ilustruese që vijnë nga ministritë dhe agjencitë në funksion të informimit të qytetarëve dhe komunikimit publik;

– Garanton përfundimin brenda afateve të detyrave që lidhen me prodhimin e materialeve kreative dhe dizenjos;

– Sipas kërkesave dhe udhëzimeve të drejtorit të drejtorisë, koordinon aktivitetin e përditshëm dhe organizimin e detyrave midis punonjësve në sektor.

Aplikantët duhet të plotësojnë kërkesat si më poshtë:

– Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor”;

– Të kenë njohuri të programeve të dizenjos si: Adobe Photoshop, Adobe Premiere, Adobe Illustrator, Adobe After Effects, etj.

– Të kenë të paktën 3 vite eksperiencë të mëparshme pune në sektorë të ngjashëm;

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

Aplikantët duhet të paraqesin në Agjencinë për Media dhe Informim në adresën: Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë ose në adresën e e-mailit vakance@mia.gov.al, këto dokumente:

  • Letër interesi ku specifikohet emërtimi i pozicionit për të cilin aplikojnë;
  • CV;
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
  • Fotokopje të librezës së punës;
  • Certifikatë të kualifikimeve të tjera nëse ka;
  • Numër kontakti dhe adresë e-maili.

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve dhe dokumentacionit të plotë është data 01.03.2022. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda kësaj sjell skualifikim të aplikantit

Aplikantët njoftohen individualisht dhe nëpërmjet adresës së e-mailit ose telefonit për verifikimin e plotësimit të kritereve të kërkuara, procesin e ankimimit, datën e provimit me gojë si dhe për informacione të tjera të nevojshme.

Previous SHPALLJE VENDI VAKANT<br>2 Specialistë në Sektorin e Dizajnit dhe Produktit Kreativ