SHPALLJE VENDI VAKANT Përgjegjës Sektori, në Sektorin për Informimin e Institucioneve, në Drejtorinë e Informimit të Institucioneve, Hulumtimit dhe Përmbajtjes, në Agjencinë për Media dhe Informim – klasa- III-1
Në zbatim të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, ”Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, ( i ndryshuar), të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 512, datë 18.9.2021 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim” dhe të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 136, datë 23.11.2021 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Media dhe Informim” (i ndryshuar), Agjencia për Media dhe Informim, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin:
Përgjegjës Sektori, në Sektorin për Informimin e Institucioneve, në Drejtorinë e Informimit të Institucioneve, Hulumtimit dhe Përmbajtjes, në Agjencinë për Media dhe Informim – klasa-III-1
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
- Kujdeset për procesin e monitorimit të medias duke garantuar në kohë transmetimin e informacionit dhe saktësinë e tij;
- Kujdeset për procesin e filtrimit dhe verifikimit të vërtetësisë për informacionin që vjen përmes burimeve të ndryshme mediatike;
- Analizon përmbajtjen informative që vjen përmes mjeteve të komunikimit masiv, duke identifikuar çështje dhe argumente të aktualitetit në hapësirën mediatike;
- Përgatit materialet që i përcillen drejtorit të drejtorisë, në funksion të raportimit për ministritë dhe agjencitë mbi ngjarjet që lidhen me fushat e tyre të përgjegjësisë dhe që kërkojnë përgjigje apo zgjidhje institucionale;
- Është përgjegjës për procesin e raportimeve periodike, në funksion të informimit të Këshillit të Ministrave mbi publikimet mediatike;
- Garanton përfundimin brenda afateve të detyrave që lidhen me misionin e sektorit për informimin e institucioneve;
- Koordinon aktivitetin e përditshëm dhe organizimin e detyrave ndërmjet punonjësve në sektor, sipas kërkesave dhe udhëzimeve të drejtorit të drejtorisë.
Aplikanti duhet të plotësojë:
Kërkesat e përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme dhe profesionale për vendin e punës;
- Të jetë në kushte të mira shëndetësore për të kryer detyrat përkatëse;
- Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.
Kërkesat e veçanta:
– Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor”;
– Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë të mëparshme pune në sektorë të ngjashëm;
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Aplikanti duhet të paraqesë në Agjencinë për Media dhe Informim në adresën Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë ose në adresën e e-mailit vakance@mia.gov.al, këto dokumente:
- Kërkesë për punësim;
- Përshkrim të edukimit dhe karrierës profesionale (curriculum vitae);
- Diploma të njësuara me origjinalin (të noterizuara),(Diploma e arsimit të lartë e fituar jashtë vendit duhet të jetë e njohur dhe njehsuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore);
- Lista notash të njësuara me origjinalin (të noterizuara);
- Librezë pune (e noterizuar);
- Ҫertifikime profesionale dhe kualifikime të tjera;
- Raport mjeko-ligjor për aftësi në punë;
- Çertifikatë të gjëndjes gjyqësore (dëshmia e penalitetit);
- Fotokopje të kartës së identitetit.
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimit dhe dokumentacionit të plotë është data 09.07.2026. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda kësaj date sjell skualifikim të aplikantit.
Aplikanti njoftohet individualisht dhe nëpërmjet adresës së e-mailit ose telefonit për verifikimin e plotësimit të kritereve të kërkuara, procesin e ankimimit, datën e provimit me gojë si dhe për informacione të tjera të nevojshme