Në zbatim të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, ”Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, ( i ndryshuar), të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 512, datë 18.9.2021 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim” dhe të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 136, datë 23.11.2021 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Media dhe Informim” (i ndryshuar), Agjencia për Media dhe Informim, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin:
Përgjegjës Sektori në Sektorin për Informimin e Qytetarëve në Drejtorinë e Informimit të Qytetarëve, në Agjencinë për Media dhe Informim – klasa III-1
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
- Kujdeset për procesin e informimit të qytetarëve përmes menaxhimit të kanaleve dhe proceseve të drejtpërdrejta të komunikimit digjital ose jo, në përputhje me misionin e Agjencisë për të informuar dhe komunikuar me publikun;
- Organizon punën e specialistëve të sektorit dhe jep rekomandime për përmbushjen e detyrave të sektorit, në funksion të informimit të qytetarëve;
- Menaxhon dhe redakton publikimet dhe përmbajtjen e kanaleve zyrtare të komunikimit të drejtpërdrejtë digjital të Kryeministrit dhe Kryeministrisë, si: faqja e internetit dhe mediat sociale, si dhe asiston zëdhënësit e ministrave dhe koordinatorët e Drejtorisë për Koordinimin e Ministrive dhe Agjencive dhe strukturat përgjegjëse në ministri në menaxhimin dhe mirëmbajtjen e këtyre kanaleve për ministritë dhe agjencitë;
- Është përgjegjës për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e procesit të publikimit të materialeve të komunikimit të drejtpërdrejtë jodigjital të Kryeministrit dhe Kryeministrisë, si: raportet publike, broshura, fletëpalosje apo materiale të tjera që shërbejnë në misionin e Agjencisë për të informuar dhe komunikuar me qytetarët. Gjithashtu, asiston zëdhënësit e ministrave dhe koordinatorët e Drejtorisë për Koordinimin e Ministrive dhe Agjencive dhe strukturat përgjegjëse në ministri për kryerjen e këtyre proceseve në ministritë dhe agjencitë e varësisë;
- Është përgjegjës për zbatimin e planeve dhe ndjekjen e hapave të nevojshëm për organizimin dhe koordinimin e fushatave të informimit publik, të Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave;
- Është përgjegjës për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e faqes zyrtare të internetit të
Agjencisë; - Koordinon punën me sektorin e hulumtimit dhe përmbajtjes, në Drejtorinë e Informimit të Institucioneve, Hulumtimit dhe Përmbajtjes për përpilimin dhe redaktimin e informacionit përmbajtësor që përdoret në kanalet e komunikimit të drejtpërdrejtë të Kryeministrit dhe Kryeministrisë, ministrive dhe agjencive të varësisë;
- Garanton përfundimin brenda afateve të detyrave që lidhen me proceset e informimit të qytetarëve;
- Sipas kërkesave dhe udhëzimeve të drejtorit të drejtorisë, koordinon aktivitetin e përditshëm dhe organizimin e detyrave ndërmjet punonjësve në sektor.
Aplikantët duhet të plotësojnë kërkesat si më poshtë:
– Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor”;
– Të kenë të paktën 3 vite eksperiencë të mëparshme pune në sektorë të ngjashëm;
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Aplikantët duhet të paraqesin në Agjencinë për Media dhe Informim në adresën: Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë ose në adresën e e-mailit vakance@mia.gov.al, këto dokumente:
- Letër interesi ku specifikohet emërtimi i pozicionit për të cilin aplikojnë;
- CV;
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
- Fotokopje të librezës së punës;
- Certifikatë të kualifikimeve të tjera nëse ka;
- Numër kontakti dhe adresë e-maili.
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve dhe dokumentacionit të plotë është data 30.12.2024. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda kësaj date sjell skualifikim të aplikantit.
Aplikantët njoftohen individualisht dhe nëpërmjet adresës së e-mailit ose telefonit për verifikimin e plotësimit të kritereve të kërkuara, procesin e ankimimit, datën e provimit me gojë si dhe për informacione të tjera të nevojshme.