SHPALLJE VENDI VAKANT Specialist (Asistent i Drejtorit të Përgjithshëm), në Agjencinë Për Media dhe Informim-klasa IV- 2 - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

SHPALLJE VENDI VAKANT Specialist (Asistent i Drejtorit të Përgjithshëm), në Agjencinë Për Media dhe Informim-klasa IV- 2

Në zbatim të Ligjit Nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, ( i ndryshuar), të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 512, datë 18.9.2021 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim” dhe të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 136, datë 23.11.2021 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Media dhe Informim”, ( i ndryshuar), Agjencia për Media dhe Informim, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin:

Specialist (Asistent i Drejtorit të Përgjithshëm) , në Agjencinë Për Media dhe Informim-klasa IV-2

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
– Mban kalendarin e punës së drejtorit të Përgjithshëm, përgatit agjendën e takimeve dhe pasqyrën e shkresave hyrëse dhe dalëse te Drejtori i Përgjithshëm;
– I dorëzon drejtorit të Përgjithshëm korrespondencën që i adresohet atij, si dhe çdo shkresë që përcillet për nënshkrimin e drejtorit të Përgjithshëm. Gjithashtu, vepron për zbatimin e porosive të drejtorit të Përgjithshëm për dërgimin e materialeve për veprime të mëtejshme, sipas rastit, në zyrën e protokollit apo te punonjësit e tjerë të Agjencisë;
– Harton procesverbalet e takimeve të ndryshme dhe mban shënime gjatë mbledhjeve;
– Kujdeset për pritjen dhe përcjelljen e personave në takime me drejtorin e Përgjithshëm;
– Pranon çdo njoftim telefonik që i adresohet drejtorit të Përgjithshëm apo Agjencisë dhe, sipas rastit, bën lidhjen telefonike apo vë në dijeni drejtorin e Përgjithshëm;
– Kryen çdo detyrë tjetër të caktuar nga drejtori i Përgjithshëm Aplikantët duhet të plotësojnë kërkesat si më poshtë:
– Të zotërojnë diplomë të nivelit ‘Bachelor’;
– Preferohet të kenë eksperiencë të mëparshme pune në sektorë të ngjashëm;

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Aplikantët duhet të paraqesin në Agjencinë për Media dhe Informim në adresën: Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë ose në adresën e e-mailit vakance@mia.gov.al, këto dokumente:

  • Letër interesi ku specifikohet emërtimi i pozicionit për të cilin aplikojnë;
  • CV;
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
  • Fotokopje të librezës së punës nëse kanë;
  • Certifikatë të kualifikimeve nëse kanë;
  • Numër kontakti dhe adresë e-maili.

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve dhe dokumentacionit të plotë është data 19.07.2024. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda kësaj date sjell skualifikim të aplikantit. Aplikantët njoftohen individualisht dhe nëpërmjet adresës së e-mailit ose telefonit për verifikimin e plotësimit të kritereve të kërkuara, procesin e ankimimit, datën e provimit me gojë si dhe për informacione të tjera të nevojshme.

Previous SHPALLJE VENDI VAKANT Përgjegjës Sektori në Sektorin për Informimin e Qytetarëve, në Drejtorinë e Informimit të Qytetarëve, në Agjencinë për Media dhe Informim – klasa III-1