Specialist në Sektorin e Marrëdhënieve me Median, në Drejtorinë e Informimit të Mediave, në Agjencinë për Media dhe Informim – kategoria III-b
Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 512, datë 18.9.2021 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim” dhe të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 136, datë 23.11.2021 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Media dhe Informim”, i ndryshuar, Agjencia për Media dhe Informim, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin:
Specialist në Sektorin e Marrëdhënieve me Median, në Drejtorinë e Informimit të Mediave, në Agjencinë për Media dhe Informim – kategoria III-b
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
– Asiston për organizimin e konferencave për shtyp të Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave;
– Në bashkëpunim me Drejtorinë për Koordinimin e Ministrive dhe Agjencive dhe strukturat përgjegjëse në ministri, asiston në organizimin e konferencave për shtyp të ministrive dhe agjencive të varësisë;
– Në bashkëpunim me Drejtorinë për Koordinimin e Ministrive dhe Agjencive dhe strukturat përgjegjëse në ministri, organizon dhe planifikon daljet mediatike, intervistat, pjesëmarrjet në formate audio-vizive, apo të gjitha formave të tjera të kontaktit me median për ministrat, titullarët dhe administratën e ministrive dhe agjencive të tyre të varësisë;
– Asiston koordinatorin e drejtorisë dhe zëdhënësit e ministrave në Drejtorinë e Koordinimit të Ministrive dhe Agjencive në hartimin e njoftimeve për median për Kryeministrin, ministritë dhe agjencitë e varësisë;
– Raporton pranë përgjegjësit të sektorit dhe drejtorit të drejtorisë për ecurinë e marrëdhënieve me median;
– Garanton ecurinë dhe mbarëvajtjen e punës në grup përmes aftësive analitike dhe komunikuese me kolegët dhe eprorët.
Aplikantët duhet të plotësojnë kërkesat si më poshtë:
– Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo “Master Profesional”;
– Preferohet të kenë eksperiencë të mëparshme pune në sektorë të ngjashëm
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Aplikantët duhet të paraqesin në Agjencinë për Media dhe Informim në adresën: Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë ose në adresën e e-mailit vakance@mia.gov.al, këto dokumente:
- Letër interesi ku specifikohet emërtimi i pozicionit për të cilin aplikojnë;
- CV;
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
- Fotokopje të librezës së punës nëse kanë;
- Certifikatë të kualifikimeve nëse kanë;
- Numër kontakti dhe adresë e-maili.
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve dhe dokumentacionit të plotë është data 01.03.2022. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda kësaj sjell skualifikim të aplikantit
Aplikantët njoftohen individualisht dhe nëpërmjet adresës së e-mailit ose telefonit për verifikimin e plotësimit të kritereve të kërkuara, procesin e ankimimit, datën e provimit me gojë si dhe për informacione të tjera të nevojshme.