SHPALLJE VENDI VAKANT Specialist në Sektorin për Informimin e Institucioneve, në Drejtorinë e Informimit të Institucioneve, Hulumtimit dhe Përmbajtjes, në Agjencinë për Media dhe Informim – klasa IV-1
Në zbatim të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, (i ndryshuar), të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 512, datë 18.9.2021 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim” dhe të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 136, datë 23.11.2021 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Media dhe Informim” (i ndryshuar), Agjencia për Media dhe Informim, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin:
Specialist në Sektorin për Informimin e Institucioneve, në Drejtorinë e Informimit të Institucioneve, Hulumtimit dhe Përmbajtjes, në Agjencinë për Media dhe Informim – klasa IV-1
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
– Monitoron mjetet e komunikimit masiv në formatet audiovizuale, të shkruar dhe elektronike, me qëllim identifikimin e çështjeve që përbëjnë interes për Këshillin e Ministrave në kryerjen e funksioneve dhe detyrave të tij;
– Analizon përmbajtjen informative që vjen përmes mjeteve të komunikimit masiv, duke identifikuar çështje dhe argumente të aktualitetit në hapësirën mediatike;
– Monitoron publikimet periodike të institucioneve qeveritare ndërkombëtare dhe institucioneve joqeveritare kombëtare dhe ndërkombëtare, me qëllim identifikimin e çështjeve që përbëjnë interes për Këshillin e Ministrave në kryerjen e funksioneve dhe detyrave të tij;
– Përpilon raporte periodike ditore dhe javore për përgjegjësin e sektorit mbi gjetjet nga proceset e sipërpërmendura;
– Raporton pranë përgjegjësit të sektorit dhe drejtorit të drejtorisë për ecurinë e procesit të analizës së përmbajtjes mediatike;
– Garanton ecurinë dhe mbarëvajtjen e punës në grup, përmes aftësive analitike dhe komunikuese me kolegët dhe eprorët;
– Përmbush çdo detyrë tjetër, që buron nga detyrimi për realizimin e qëllimeve dhe objektivave të punës.
Aplikanti duhet të plotësojë:
Kërkesat e përgjithshme:
– Të jetë shtetas shqiptar;
– Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
– Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme dhe profesionale për vendin e punës;
– Të jetë në kushte të mira shëndetësore për të kryer detyrat përkatëse;
– Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.
Kërkesat e veçanta:
– Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo “Master Profesional”;
– Preferohet të ketë eksperiencë të mëparshme pune në sektorë të ngjashëm
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Aplikanti duhet të paraqesë në Agjencinë për Media dhe Informim në adresën Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë ose në adresën e e-mailit vakance@mia.gov.al, këto dokumente:
– Kërkesë për punësim;
– Përshkrim të edukimit dhe karrierës profesionale (curriculum vitae);
– Diploma të njësuara me origjinalin (të noterizuara),(Diploma e arsimit të lartë e fituar jashtë vendit duhet të jetë e njohur dhe njehsuar nga Agjencia Kombëtare e Shërbimeve Arsimore);
– Lista notash të njësuara me origjinalin (të noterizuara);
– Librezë pune (e noterizuar);
– Ҫertifikime profesionale dhe kualifikime të tjera;
– Raport mjeko-ligjor për aftësi në punë;
– Çertifikatë të gjëndjes gjyqësore (dëshmia e penalitetit);
– Fotokopje të kartës së identitetit.
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimit dhe dokumentacionit të plotë është data 31.10.2026. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda kësaj date sjell skualifikim të aplikantit.
Aplikanti njoftohet individualisht dhe nëpërmjet adresës së e-mailit ose telefonit për verifikimin e plotësimit të kritereve të kërkuara, procesin e ankimimit, datën e provimit me gojë si dhe për informacione të tjera të nevojshme.