1 (një ) Specialist për burimet njerëzore, në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Agjencinë për Media dhe Informim – kategoria III-b
Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 512, datë 18.9.2021 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim” dhe të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 136, datë 23.11.2021 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Media dhe Informim”, i ndryshuar, Agjencia për Media dhe Informim, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin:
1 (një ) Specialist për burimet njerëzore, në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Agjencinë për Media dhe Informim – kategoria III-b
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
-Harton kontratat e punës dhe urdhrat e emërimit, administron regjistrin thememltar, dosjet personale dhe librezat e punës për të gjithë punonjësit e Agjencisë;
– Plotëson dhe përditëson përshkrimet e vendeve të punës, vlerësimet individuale dhe ecurinë në punë të punonjësve të Agjencisë në bashkëpunim me drejtorin e Përgjithshëm;
– Orienton dhe ndjek realizimin e planeve të pushimeve vjetore të punonjësve, në bashkëpunim me specialistin për financën;
– Organizon dhe monitoron procesin për njoftime të vendeve vakante/të testimeve, në përputhje me legjislacionin në fuqi, si dhe siguron që njoftimet e lartpërmendura t’u komunikohen punonjësve të Agjencisëdhe/ose të shpallen publikisht .
Aplikantët duhet të plotësojnë kërkesat si më poshtë:
– Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo “Master Profesional”;
– Preferohet të kenë eksperiencë të mëparshme pune në sektorë të ngjashëm.
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Aplikantët duhet të paraqesin në Agjencinë për Media dhe Informim në adresën: Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë ose në adresën e e-mailit vakance@mia.gov.al, këto dokumente:
- Letër interesi ku specifikohet emërtimi i pozicionit për të cilin aplikojnë;
- CV;
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
- Fotokopje të librezës së punës nëse kanë;
- Certifikatë të kualifikimeve nëse kanë;
- Numër kontakti dhe adresë e-maili.
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve dhe dokumentacionit të plotë është data 17.05.2022.
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda kësaj date sjell skualifikim të aplikantit
Aplikantët njoftohen individualisht dhe nëpërmjet adresës së e-mailit ose telefonit për verifikimin e plotësimit të kritereve të kërkuara, procesin e ankimimit, datën e provimit me gojë si dhe për informacione të tjera të nevojshme.