SHPALLJE VENDI VAKANT Specialist për burimet njerëzore - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

SHPALLJE VENDI VAKANT Specialist për burimet njerëzore

1 (një ) Specialist për burimet njerëzore, në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Agjencinë për Media dhe Informim –  kategoria III-b

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 512, datë 18.9.2021 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim” dhe të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 136, datë 23.11.2021 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Media dhe Informim”, i ndryshuar, Agjencia për Media dhe Informim, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin:

1 (një ) Specialist për burimet njerëzore, në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Agjencinë për Media dhe Informim –  kategoria III-b

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

-Harton kontratat e punës dhe urdhrat e emërimit, administron regjistrin thememltar, dosjet personale dhe librezat e punës për të gjithë punonjësit e Agjencisë;

– Plotëson dhe përditëson përshkrimet e vendeve të punës, vlerësimet individuale dhe ecurinë në punë të punonjësve të Agjencisë në bashkëpunim me drejtorin e Përgjithshëm;

– Orienton dhe ndjek realizimin e planeve të pushimeve vjetore të punonjësve, në bashkëpunim me specialistin për financën;

– Organizon dhe monitoron procesin për njoftime të vendeve vakante/të testimeve, në përputhje me legjislacionin në fuqi, si dhe siguron që njoftimet e lartpërmendura t’u komunikohen punonjësve të Agjencisëdhe/ose të shpallen publikisht .

Aplikantët duhet të plotësojnë kërkesat si më poshtë:

– Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo “Master Profesional”;

– Preferohet të kenë eksperiencë të mëparshme pune në sektorë të ngjashëm.

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

Aplikantët duhet të paraqesin në Agjencinë për Media dhe Informim në adresën: Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë ose në adresën e e-mailit vakance@mia.gov.al, këto dokumente:

  • Letër interesi ku specifikohet emërtimi i pozicionit për të cilin aplikojnë;
  • CV;
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
  • Fotokopje të librezës së punës nëse kanë;
  • Certifikatë të kualifikimeve nëse kanë;
  • Numër kontakti dhe adresë e-maili.

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve dhe dokumentacionit të plotë është data 17.05.2022.

 Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda kësaj date sjell skualifikim të aplikantit

Aplikantët njoftohen individualisht dhe nëpërmjet adresës së e-mailit ose telefonit për verifikimin e plotësimit të kritereve të kërkuara, procesin e ankimimit, datën e provimit me gojë si dhe për informacione të tjera të nevojshme.

Previous SHPALLJE VENDI VAKANT <br>Koordinator në Drejtorinë e Koordinimit të Ministrive dhe Agjencive

Leave Your Comment