SHPALLJE
1 (një) Koordinator në Drejtorinë e Informimit të Institucioneve, Hulumtimit dhe Përmbajtjes – kategoria II-b
Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 512, datë 18.9.2021 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim” dhe të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 136, datë 23.11.2021 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Media dhe Informim”, i ndryshuar, Agjencia për Media dhe Informim, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin:
Koordinator në Drejtorinë e Informimit të Institucioneve, Hulumtimit dhe Përmbajtjes – kategoria II-b
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
- Është fjalëshkruesi kryesor i Kryeministrit, përgjegjës për përgatitjen e fjalëve dhe tezave të diskutimit që përdoren nga Kryeministri, në funksion të detyrës në eventet dhe komunikimet publike brenda apo jashtë vendit;
- Koordinon punën me Kabinetin e Kryeministrit për planifikimin e procesit të fjalëshkrimit dhe përgatitjes së tezave të diskutimit, si dhe për mbledhjen e informacionit të nevojshëm nga institucionet përgjegjëse të varësisë, në funksion të hartimit të fjalëve dhe tezave të diskutimit të Kryeministrit;
- Sipas kërkesave dhe nevojave të Drejtorisë së Koordinimit të Ministrive dhe Agjencive dhe strukturave përgjegjëse në ministri, mbikëqyr punën për redaktimin dhe asistimin në përgatitjen e fjalëve, tezave të diskutimit apo materialeve të tjera të komunikimit publik, në funksion të ministrive dhe agjencive;
- Asiston drejtorin e Drejtorisë së Informimit të Institucioneve, Hulumtimit dhe Përmbajtjes në kryerjen e funksioneve të tij sipas nevojës;
- Koordinon punën dhe udhëzon përgjegjësin e sektorit të hulumtimit dhe përmbajtjes mbi detyrat që lidhen me procesin e hulumtimit dhe mbledhjen e informacioneve të nevojshme për shkrimin e fjalëve dhe tezave të diskutimit të Kryeministrit, ministrive dhe agjencive;
- Raporton pranë zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm dhe drejtorit të drejtorisë në lidhje me mbarëvajtjen e procesit të hartimit fjalëve dhe tezave të diskutimit, në funksion të komunikimeve publike të Kryeministrit, ministrive dhe agjencive;
- Garanton ecurinë dhe mbarëvajtjen e punës në grup, përmes aftësive analitike dhe komunikuese me kolegët dhe eprorët.
Aplikantët duhet të plotësojnë kërkesat si më poshtë:
– Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor”;
– Të kenë të paktën 3 vite eksperiencë të mëparshme pune në sektorë të ngjashëm;
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Aplikantët duhet të paraqesin në Agjencinë për Media dhe Informim në adresën Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë ose në adresën e e-mailit vakance@mia.gov.al, këto dokumente:
- Letër interesi ku specifikohet emërtimi i pozicionit për të cilin aplikojnë;
- CV;
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
- Fotokopje të librezës së punës;
- Certifikatë të kualifikimeve të tjera nëse kanë;
- Numër kontakti dhe adresë e-maili.
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve dhe dokumentacionit të plotë është data 08.09.2022.
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda kësaj date sjell skualifikim të aplikantit.
Aplikantët njoftohen individualisht dhe nëpërmjet adresës së e-mailit ose telefonit për verifikimin e plotësimit të kritereve të kërkuara, procesin e ankimimit, datën e provimit me gojë si dhe për informacione të tjera të nevojshme.