Përgjegjës Sektori në Sektorin e Eventeve në Drejtorinë e Produksionit dhe Eventeve – kategoria III-a
Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 512, datë 18.9.2021 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim” dhe të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 136, datë 23.11.2021 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Media dhe Informim”, i ndryshuar, Agjencia për Media dhe Informim, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin:
Përgjegjës Sektori në Sektorin e Eventeve në Drejtorinë e Produksionit dhe Eventeve – kategoria III-a
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
– Organizon punën e specialistëve të sektorit si dhe kontrollon dhe jep rekomandime për procesin e organizimit të eventeve dhe aktiviteteve publike, si dhe mbledhjen dhe regjistrimin e materialeve fotografike dhe audio-vizuale për këto aktivitete për Kryeministrin dhe Këshillin e Ministrave;
– Asiston drejtorin e drejtorisë në organizimin apo koordinimin e aktiviteteve publike të zhvilluara nga Kryeministri apo Kryeministria, aktivitetet ku Kryeministri merr pjesë si i ftuar, apo aktiviteteve të ministrive dhe agjencive të tyre të varësisë;
-Është përgjegjës për ngritjen dhe menaxhimin e infrastrukturës për mundësimin e transmetimit të drejtpërdrejtë të aktiviteteve publike të Kryeministrit dhe Kryeministrisë për mediat audio-vizive dhe në kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit të Kryeministrit on-line;
– Asiston Drejtorinë për Koordinimin e Ministrive dhe Agjencive dhe strukturat përgjegjëse në ministri për ngritjen dhe menaxhimin e infrastrukturës për mundësimin e transmetimit të drejtpërdrejtë të aktiviteteve publike të ministrive dhe agjencive të varësisë;
– Kryen filmime audio-vizuale dhe fotografinë për eventet, aktivitetet dhe pjesëmarrjet publike të Kryeministrit në funksion të punës së tij dhe misionit të Agjencisë;
– Garanton përfundimin brenda afateve të detyrave që lidhen me organizmin dhe transmetimin e aktiviteteve publike;
– Sipas kërkesave dhe udhëzimeve të drejtorit të drejtorisë, koordinon aktivitetin e përditshëm dhe organizimin e detyrave midis punonjësve në sektor.
Aplikantët duhet të plotësojnë kërkesat si më poshtë:
– Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor”;
– Të kenë të paktën 3 vite eksperiencë të mëparshme pune në sektorë të ngjashëm;
– Të kenë njohuri të avancuara në ngritjen e infrastrukturës, programet dhe mjetet që përdoren për sigurimin e transmetimeve të drejtpërdrejta audio-vizive;
-Të kenë njohuri të avancuara për përdorimin e video kamerës dhe aparatit fotografik
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Aplikantët duhet të paraqesin në Agjencinë për Media dhe Informim në adresën: Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë ose në adresën e e-mailit vakance@mia.gov.al, këto dokumente:
- Letër interesi ku specifikohet emërtimi i pozicionit për të cilin aplikojnë;
- CV;
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
- Fotokopje të librezës së punës;
- Certifikatë të kualifikimeve nëse kanë;
- Numër kontakti dhe adresë e-maili.
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve dhe dokumentacionit të plotë është data 01.03.2022. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda kësaj sjell skualifikim të aplikantit
Aplikantët njoftohen individualisht dhe nëpërmjet adresës së e-mailit ose telefonit për verifikimin e plotësimit të kritereve të kërkuara, procesin e ankimimit, datën e provimit m/e gojë si dhe për informacione të tjera të nevojshme.