Shqipëri-Austri: Nënshkruhet marrëveshja UBT-BOKU, zhvillimi bujqësor dhe arsimi në qëndër të bashkëpunimit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Shqipëri-Austri: Nënshkruhet marrëveshja UBT-BOKU, zhvillimi bujqësor dhe arsimi në qëndër të bashkëpunimit

Shqipëria dhe Austria do të rrisin bashkëpunimin në fushat e arsimit dhe zhvillimit bujqësor. Kjo u konkretizua me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe BOKU.
Marrëveshja për palën shqiptare u nënshkrua nga Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, dhe Rektori i UBT, Fatbardh Sallaku.

Ministrja Anila Denaj, e cilësoi marrëveshjen si një mundësi fantastike për të gjithë të rinjtë dhe të rejat shqiptare, të cilët duan të studiojnë në këtë fushë, për të kontribuar në zhvillimin ekonomik, por njëkohësisht për të krijuar një potencial të ri në atë që është politikëbërja, pasi integrimi evropian dhe Shqipëria 2030 kërkon profesionalizëm, por njëkohësisht kërkon standard dhe BOKU i ka standardet ndër nivelet më të larta.

“Përpjekja e dy viteve të fundit për të arritur në këtë ditë dhe një firmosje historike për Akademinë, por njëkohësisht edhe për zhvillimin ekonomik në sektorin e bujqësisë vlen për t’u celebruar dhe për t’i uruar të gjithëve një rrugëtim të mbarë, në rradhë të parë universitetit, por njëkohësisht dhe projektit, i cili në katër vitet e ardhshme do të arrij të dimensionojë të gjithë mënyrën e orientimit të mësimdhënies dhe të mënyrës se si bujqësia shqiptare do të zhvillohet në 2030”, u shpreh Ministrja Denaj.
Ndërsa ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, tha se kjo marrëveshje është një gur kilometrik në të gjithë programin e ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë dhe dimensionit evropian që ne duam t’i japim arsimit të lartë në Shqipëri në mënyrë që oferta akademike të jetë sa më cilësore, të jetë sa më tërheqëse për të rinjtë shqiptare, por pse jo edhe për studentet e huaj, të cilët duan të studiojnë në Shqipëri.
Manastirliu e vleresoi si një moment shumë i rëndësishëm për perspektivën evropiane të arsimit të lartë dhe të kërkuesve shkencorë, pasi lidhja mes universiteteve do te jete jo vetëm për aspekte që i përkasin edukimit, por edhe kontributi që do të japi në zhvillimin e bujqësisë, në zhvillimin e agroturizmit, në zhvillimin rural.

Rektori i UBT, Fatbardh Sallaku, u shpreh se kjo marrëveshje i hap rrugë implementimit të strategjisë UBT-2030, sipas modelit të Universitetit BOKU- Vienë, si Universiteti më i mirë dhe më i rankuar i Shkencave të Jetës në Europë.

“Nëpërmjet kësaj marrëveshje, UBT është e gatshme të ndërmarrë dhe implementojë reformën më të thellë të realizuar ndonjëherë në një Universitet Publik në Shqipëri, duke synuar ndryshimin total të “arkitekturës” aktuale të programeve mësimore dhe kërkimit shkencor”, tha Sallaku.

Projekti ”UBT 2030“, do të implementohet për një periudhe 4 vjecare (2024-2028), i hartuar nga grupet e punës të të dy universiteteve , dhe planifikon një reformim të thellë të UBT-së, me qëllim përafrimin e tij brenda vitit 2030 me standardet e BOKU dhe universiteteve homologe europiane në të tre komoponentët: programet e studimit, kërkimin shkencor dhe transferimin e njohurive, me synimin final që UBT të funksionojë si “BOKU” në Tiranë.

Previous Firmoset në Vjenë marrëveshja për transformimin e Universitetit Bujqësor me standardet e Universitetit BOKU