Shqipëri – Francë, Nënshkruhen marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit mes vendeve - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Shqipëri – Francë, Nënshkruhen marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit mes vendeve

Kryeministri Edi Rama mikpriti sot në zyrën e tij, Presidentin e Francës Emmanuel Macron në të parën vizitë zyrtare të një Presidenti francez në Shqipëri. Në kuadër të vizitës së Presidentit francez Emmanuel Macron dhe forcimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Francës, u nënshkruan sot disa marrëveshje:

-Udhërrëfyes për bashkëpunimin ekonomik midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Francës, – nënshkruar nga Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës së Republikës së Shqipërisë, Belinda Balluku dhe Ministri i Deleguar i Tregtisë së Jashtme, Atraksionit dhe Diasporës së Republikës Franceze z. Olivier Becht.

-Memorandum i mirëkuptimit për bashkëpunimin e ndërsjellë midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës dhe Agjencisë Franceze të Zhvillimit (AFD) – nënshkruar nga  Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës Ilir Beqaj dhe Drejtor për Ballkanin, Lindjen e Mesme dhe Azinë Cyrille Bellier.

Marrëveshja e bashkëpunimit  ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Qendrës Kombëtare për Kinemanë dhe Imazhet e Animuara tëRepublikës Franceze, – nënshkruar nga Ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe Presidenti për Qendrën Kombëtare për Kinemanë dhe Imazhet e Animuara Dominique Boutonnat.

-Deklarata e qëllimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe të Ministrisë së Brendshme dhe të përtej Detit të Republikës Franceze, në lidhje me forcimin e bashkëpunimit policor në fushën balistike – nënshkruar nga Ministri i Brendshem i Republikës së Shqipërisë Taulant Balla dhe Ambasadorja e Republikës Franceze në Shqipëri Catherine Suard.

Previous “Tetorit Rozë”, 4331 ekzaminime dhe mamografi në 15 ditët e para të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit