Shqipëri – Mali i Zi, nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi mes dy qeverive - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Shqipëri – Mali i Zi, nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi mes dy qeverive

Në kuadër të mbledhjes së dytë të përbashkët midis qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi u nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi, mes të cilave Deklarata e Përbashkët midis Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazovic, Marrëveshja bilaterale midis Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi mbi ndërtimin e urës në lumin e Bunës, si dhe Marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë – Pulaj në territorin e Republikës së Shqipërisë, – të nënshkruara nga Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazovic.

Më pas, u nënshkruan nga ministrat përkatës të dy qeverive, marrëveshje dhe memorandume në fushat e energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes, shëndetësisë,

* * *

-Deklaratë e Përbashkët në kuadër të mbledhjes së dytë të përbashkët midis qeverive Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi ((Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazovic)

-Marrëveshje bilaterale midis Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi mbi ndërtimin e urës në lumin e Bunës. (Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazovic)

-Marrëveshje midis Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Shën Nikollë – Pulaj, në territorin Republikës së Shqipërisë (Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazovic)

-Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e Energjisë midis Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Investimeve Kapitale të Malit të Zi (Ministrja e infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe Zv/kryeministri dhe Ministri  i Investimeve Kapitale Ervin Ibrahimovic)

– Memorandum për bashkëpunimin për realizimin e projekteve të infrastrukturës. (Ministrja e infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe Zv/kryeministri dhe Ministri  i investimeve kapitale Ervin Ibrahimovic)

-Marrëveshje  bashkëpunimi në fushat e mirëmbajtes dhe menaxhimit të përbashkët të peshkimit në liqenin e Shkodrës dhe lumin e Bunës, midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit të Malit të Zi.  (Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca dhe Zv/kryeministri dhe Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ujësjellsit Vlladimir Jokovic)

-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes së shëndetit të bimëve, midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit të Malit të Zi. (Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit rural Frida Krifca dhe Zv/kryeministri dhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit Vlladimir Jokovic)

-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes sociale midis Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi (Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj  dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Shoqërore Admir Adrović)

-Memorandum bashkëpunimi midis Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Ministrisë së Sportit dhe të Rinisë së Malit të Zi (Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi dhe Ministri i Sportit dhe Rinisë Vasilije Llalloshevic.)

-Programi i bashkëpunimit kulturor midis Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës dhe Medias së Malit të Zi për periudhën 2023-2025 (Ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe Ministrja e Kulturës dhe Medias së Malit të Zi Masha Vllahovic)

-Memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi midis Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Malit të Zi (Ministri i mbrojtjes Niko Peleshi dhe Drejtuesi i Ministrisë së Mbrojtjes Filip Axhic)

-Memorandum bashkëpunimi midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetit të Malit të Zi (Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Shëndetit Dragosllav Shqekic)

Previous Aktiviteti “Tirana Cross Country”, argëtim dhe edukim për fëmijët