Shqipëri – SHBA në Këshillin e Sigurimit: Gratë po çojnë përpara procesin e paqes - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Shqipëri – SHBA në Këshillin e Sigurimit: Gratë po çojnë përpara procesin e paqes

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti në një takim në MEPJ ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield.

Në aktivitetin “Gratë, Paqja dhe Siguria” që u mbajt pas takimit, ministrja Xhaçka theksoi se bashkëpunimi i shkëlqyer Shqipëri-SHBA në Këshillin e Sigurimit, ka dhënë një kontribut vërtet të qenësishëm në thellimin e konsolidimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik mes dy vendeve.

“Për Shqipërinë zbatimi i plotë i agjendës për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë” është në krye të prioriteteve tona gjatë mandatit në KS. Sigurisht që kemi ende shumë punë për të bërë për të garantuar të drejtat e vajzave e grave në Shqipëri, por e vërteta është që veçanërisht gjatë dekadës së fundit, është shënuar një progres i konsiderueshëm. Dhe unë besoj që angazhimi ynë në OKB e në Këshillin e Sigurimit për avancimin e agjendës për Gratë Paqen dhe Sigurinë është jo vetëm një kontribut i rëndësishëm që vendi ynë jep për këtë agjendë ndërkombëtare por edhe një impuls i vlefshëm për kauzën e grave dhe vajzave në vendin tonë”, tha ministrja në fjalën e saj gjatë aktivitetit.

Ambasadorja Thomas-Greenfield deklaroi se gratë në mbarë botën po çmontojnë status-quo-n dhe po çojnë para proceset e paqes.

“Çdo paqe e qëndrueshme kërkon drejtësi, përpiqem t’ju kujtoj kolegëve të mi se gratë nuk janë viktima pasive, por ato kanë identitet. Gratë po çmontojnë status-quo-n dhe po çojnë para proceset e paqes. Paqja është sinonim i parandalimit të agresionit. Ndaj duhet të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë, për të çuar para agjendën e paqes dhe sigurisë. Ne i nxisim të gjitha kombet të ndjekin këtë shembull, siç po bën Shqipëria. Në mënyrë që gratë të çojnë para vendimmarrjen për paqen dhe sigurinë”, tha ajo.

Pjesë e aktivitetit ishte edhe mbajtja e një veprimtarie tematike mbi promovimin e të rinjve dhe agjendës Gratë, Paqja dhe Siguria, në kuadrin e mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.

Previous Shijak, përfundon me sukses procesi i rindërtimit në të gjithë bashkinë dhe hidhet shorti për ndarjen e apartamenteve të reja