Shqipëria angazhohet për forcimin e bashkëpunimit evropian në mbrojtjen e pyjeve

Në kuadër të COP31, Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, mori pjesë në Dialogun e Nivelit të Lartë për Menaxhimin e Integruar të Zjarreve dhe Rezistencën ndaj Zjarreve në Pyje, ku prezantoi angazhimin e Shqipërisë për forcimin e parandalimit të zjarreve, mbrojtjen e ekosistemeve pyjore dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Ministri bëri të ditur se, nga 1 janari 2027, Shqipëria do të marrë kryesimin e procesit pan-evropian FOREST EUROPE për një mandat katërvjeçar.

Gjatë këtij mandati, Shqipëria do të vendosë në fokus rritjen e rezistencës së pyjeve ndaj ndryshimeve klimatike, restaurimin e ekosistemeve dhe biodiversitetit, forcimin e monitorimit shkencor dhe bashkëpunimin rajonal.

Ministri theksoi gjithashtu rëndësinë e kalimit nga reagimi ndaj zjarreve drejt parandalimit, përmes investimeve, teknologjisë, sistemeve të paralajmërimit të hershëm dhe përfshirjes aktive të komuniteteve lokale.