Shqipëria arrin rekordin e 10 milionë turistëve të huaj - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Shqipëria arrin rekordin e 10 milionë turistëve të huaj

Shqipëria ka arritur rekordin e 10 milionë turistëve, duke shënuar vitin më të mirë turistik në nivel shifrash.

Deri në mbrëmjen e 25 dhjetorit, 10 011 500 ishte shifra e vizitorëve të huaj të regjistruar në vendin tonë.

“Pyetja më e rëndësishme për turizmin gjatë këtij viti mori përgjigje këto ditë festash, prandaj le ta festojmë së bashku me besimin që në 2024-ën do të vazhdojmë të thyejmë rekorde drejt qëllimit për të qenë kampionë të turizmit në Ballkan”, njoftoi ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Shifrat e larta të vizitorëve të huaj edhe gjatë muajve të dimrit, konfirmon trendet e shtuara për ta vizituar Shqipërinë në të gjithë muajt e vitit, një tregues pozitiv i rritjes së turizmit gjithëvjetor.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nisur përgatitjet për pjesëmarrjen e Shqipërisë në panairet ndërkombëtare Fitur- Madrid dhe ITB-Berlin në të cilin Shqipëria do të jetë vendi i nderit për vitin 2025 me një program promovues njëvjeçar.

Previous Nisin punimet për rrjetin e ri të ujësjellësit në Elbasan