Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, gjatë vizitës së saj zyrtare në Bruksel, ku takoi Komisionerin e Bashkimit Europian për Bujqësinë, Janusz Wojciechowski, diskutoi përfshirjen e Shqipërisë në mekanizmin ndaj reagimit të krizës së sigurisë ushqimore, si një garanci më shumë për konsumatorin shqiptar.
“Sot në Bruksel në një takim me Komisionerin e Bujqësisë së BE, diskutuam mbi pjesëmarrjen e Shqipërisë në mekanizmin e ngritur nga BE për përgatitjen ndaj krizës së sigurisë ushqimore, që vjen si pasojë e luftës në Ukrainë. Shqipëria do të jetë pjesë e këtj instrumenti, ngritur mbi disa masa afatshkurtra dhe afatgjata, të cilat do të sigurojnë konsumatorët e fermerët shqiptarë mbi përgatitjen e duhur për përballimin e kësaj krize”.
Ministrja e ka siguruar komisionerin europian se e gjithë administrata e bujqësisë do të jetë në dispozicion për të përmbushur të gjitha kushtet, dhe për të qenë në një linjë me masat dhe reagimet sipas standardeve të BE-së.
Për të garantuar sigurinë ushqimore, Komisioni themeloi EFSCM (Mekanizmin e Përgatitjes dhe Gatishmërisë ndaj Krizës së Sigurisë Ushqimore) me një grup të dedikuar ekspertësh, të cilët do të veprojnë mbi një bazë rregullash dhe procedurash në aktivitetin e tyre.
Grupi mund të thirret në raste emergjence apo krize pa vonesë dhe sa më shpejt të jetë e mundur, për të kontribuuar në përgjigje ndaj çdo krize. Mekanizmi aktivizohet në rast të ngjarjeve apo rreziqeve të mëdha, të jashtëzakonshme dhe në shkallë të gjerë, që kanë potencialin për të rrezikuar zinxhirin e furnizmit ushqimor.
Nëpërmjet këtij mekanizmi, BE është përherë e informuar për të ndihmuar në kohë mbi kërkesat dhe nevojat që kanë tregjet dhe konsumatorët për lëndë të parë dhe produkte ushqimore në Shqipëri dhe në shtetet e tjera pjesëmarrëse.
mbyll
media
Kontakt
Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.
e-mail: info@mia.gov.al