Shqipëria dhe Italia nënshkruajnë marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Shqipëria dhe Italia nënshkruajnë marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, dhe Ministri për Punët e Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, e nënshkruan marrëveshjen të martën gjatë vizitës së kryediplomatit shqiptar në Itali.

Ministri Hasani vlerësoi marrëdhëniet Shqipëri-Itali si një model i fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit, teksa nënvizoi se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është një tjetër premtim i mbajtur i qeverisë shqiptare.

“Marrëveshja për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore garanton dy gjëra shumë të rëndësishme: përfitimin e sigurimeve shoqërore dhe kontributet e akumuluara në Shqipëri dhe Itali dhe trajtimin e barabartë të personave të punësuar dhe të vetëpunësuarit, si për shtetasit shqiptarë dhe ata italianë”, tha ai.

Kryediplomati shqiptar u shpreh se integrimi evropian i BP duhet përshpejtuar, teksa theksoi edhe rolin që Shqipëria po luan në adresimin e çështjes së emigracionit të paligjshëm.

Ministri Antonio Tajani nënvizoi se ky vendim i përbashkët i Tiranës dhe Romës ofron për shumë persona siguri dhe perspektivë për të ardhmen.

Marrëveshja për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore midis Shqipërisë dhe Italisë mundëson ofrimin e përfitimeve në sigurimet shoqërore, si dhe trajtimin e barabartë të personave të punësuar dhe për të vetë punësuarit.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Shqipëria ka gjithsej 16 marrëveshje të nënshkruara për Mbrojtjen Sociale. Ndërkohë, 17 marrëveshjet në proces negocimi dhe 3 të tjera në proçes vlerësimi tregojnë për vullnetin e vazhdueshëm për të zgjeruar bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e sigurimeve shoqërore.

Firmosja e Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore sot në në Romë sjell përfitime për shtetasit shqiptarë dhe italianë, duke lejuar bashkimin e periudhave kontributive për pensione të qëndrueshme.

Sipas të dhënave të institucioneve shiptare aktualisht 300 mijë shtetas shqiptarë me qëndrim të rregullt në Itali kontribuojnë për sigurimet e tyre shoqërore. Përllogaritet, që me kalimin e viteve, numri i personave që do të përfitojnë nga kjo marrëveshje shkojë mbi 500 mijë.

Previous Manastirliu në gjimnazin “Sinan Tafaj”: Zgjerojmë laboratorët e Inteligjencës Artificiale në shkolla