Shqipëria dhe Moldavia të përkushtuar për të punuar së bashku në zbatimin e reformave për në BE - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Shqipëria dhe Moldavia të përkushtuar për të punuar së bashku në zbatimin e reformave për në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mirëpriti në Tiranë zv. kryeministren për Integrimin Evropian të Republikës së Moldavisë, Cristina Gherasimov.

Ministri Hasani dhe zv. kryeministrja Gherasimov diskutuan për marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Moldavisë dhe mbi mënyrat praktike për intensifikimin e dialogut politik në rrugën e përbashkët të integrimit në BE.

Bisedimet u fokusuan edhe në  nxitjen e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, vençanërisht në sektorin e sigurisë në dritën e zhvillimeve dhe kërcënimeve  të reja globale.

“Për Shqipërisë dhe Moldavinë ka vetëm një të ardhme, anëtarësimi në BE. Së bashku ne do të vazhdojmë të kryejmë reformat sikur të anëtarësohemi nesër. Do të bëjmë maksimumin që të dy vendet tona të jenë pjesë e Bashkimit Evropian“, u shpreh Ministri Hasani.

Gjithashtu, kryediplomati shqiptar shprehu mbështetjen e Shqipërisë për ofrimin e asistencës për Moldavinë në implementimin e reformave kyçe siç është ajo në drejtësi.

Të dy zyrtarët shprehën angazhimin e tyre për të punuar ngushtë së bashku në organizatat ndërkombëtare dhe iniciativat rajonale për promovimin e paqes dhe sigurisë.

Previous Takimi i Ministrave të Çështjeve Evropiane dhe Financave të Ballkanit Perëndimor në Podgoricë