Shqipëria dhe Turqia konsolidojnë bashkëpunimin në fushën bujqësisë -Denaj nënshkruan me homologun turk Deklaratën për Sigurimet në Bujqësi - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Shqipëria dhe Turqia konsolidojnë bashkëpunimin në fushën bujqësisë -Denaj nënshkruan me homologun turk Deklaratën për Sigurimet në Bujqësi

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Anila Denaj, nënshkroi me homologun turk, Ibrahim YUMAKLI, deklaratën “Mbi bashkëpunimin në fushën e sigurimeve në bujqësi”, duke shënuar një etapë të re në forcimin e marrëdhënieve dypalëshenë këtë fushë.

Deklarata e nënshkruar synon të sjellë një model të ri sigurimesh për bujqësinë shqiptare, të ngjashëm me Fondin e Sigurimeve Bujqësore të Turqisë (TARSIM). Ky bashkëpunim pritet të sjellë përfitime të rëndësishme për fermerët shqiptarë, duke siguruar mbështetje më të fortë financiare dhe një mjedis më të qëndrueshëm për sektorin bujqësor.

Ky bashkëpunim krijon një kornizë të re për shkëmbime institucionale dhe për thellimin e marrëdhënieve në fushën e sigurimeve në bujqësi, me një impakt konkret dhe të drejtpërdrejtë në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë në Shqipëri.

Ministrja Denaj thekson rëndësinë e kësaj marrëveshjeje për garantimin e mbështetjes së nevojshme për fermerët shqiptarë dhe për rritjen e mundësive të tyre për përballimin e sfidave në bujqësi.

Deklarata e nënshkruar i hap rrugë thellimit të bashkëpunimit dhe pritet të sjellë përfitime të ndjeshme në zhvillimin rural në vendin tonë.

Previous Tiranë, deklaratë e përbashkët e Kryeministrit Edi Rama me Presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan