Shqipëria, kryeqyteti botëror i së drejtës: Fillon Puna për “World Law Congress Albania 2027” - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Shqipëria, kryeqyteti botëror i së drejtës: Fillon Puna për “World Law Congress Albania 2027”

Në vitin 2027, Shqipëria do të mirëpresë një prej eventeve më prestigjioze të drejtësisë globale, “World Law Congress”, duke e vendosur vendin tonë në qendër të debatit juridik ndërkombëtar dhe duke konfirmuar rolin e saj si një faktor kyç në promovimin e sundimit të ligjit.

Pas marrjes ceremoniale të stafetës në Spanjë për organizimin e Kongresit Botëror, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, priti në Tiranë Javier Cremades, Presidentin Global të Shoqatës Botërore të Juristëve (WLF), së bashku me një delegacion ekspertësh të spikatur të drejtësisë. Takimi u përqendrua në përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Kongresin Botëror të së Drejtës në Santo Domingo dhe nisjen e punës përgatitore për “World Law Congress Albania 2027”.

Ky kongres, i cilësuar si Lojërat Olimpike të ligjit, do të sjellë në Tiranë mbi 3,000 juristë, gjyqtarë të gjykatave kushtetuese e supreme, akademikë dhe ekspertë të së drejtës nga e gjithë bota. Për Shqipërinë, organizimi i tij është një mundësi unike jo vetëm për të pritur një ngjarje madhore në nivel global, por edhe për të treguar angazhimin e saj të palëkundur për sundimin e ligjit, reformën në drejtësi dhe forcimin e sistemit gjyqësor.

Ministri Manja e vlerësoi këtë moment si një arritje historike për vendin:

“Një mundësi e jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe mendimin juridik shqiptar. Jo vetëm që do të mirëpresim një ngjarje madhore që do ta vendosë Shqipërinë në vëmendjen e botës, por do të dëshmojmë edhe përkushtimin tonë ndaj shtetit të së drejtës dhe forcimit të sistemit të drejtësisë.”

Previous ITB Berlin 2025, Shqipëria, si kurrë më parë, në një performancë vlerash unike, në panairin global të turizmit