Shqipëria merr Presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB, Rama: Pandëshkueshmëria duhet lënë në të shkuarën - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Shqipëria merr Presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB, Rama: Pandëshkueshmëria duhet lënë në të shkuarën

Kryeministri Edi Rama mbajti deklaratën e parë të Presidencës shqiptare të Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara. Shqipëria pasi fitoi mandatin dy vjeçar të anëtarit jo të përhershëm në Këshill, tashmë do të drejtojë përgjatë muajit qershor veprimtarinë e këtij organi të OKB-së.

Në fjalën e tij, Kryeministri e vuri theksin tek rëndësia e përforcimit të llogaridhënies dhe vënies para përgjegjësisë të shkelësve të së drejtës ndërkombëtare, për të ruajtur paqen në botë.

“Ky është fillimi i Presidencës shqiptare në Këshillin e Sigurimit dhe ne që tani duam të vëmë për diskutim në Këshill një çështje me rëndësi madhore: llogaridhënien. Pas pak minutash, do të kem nderin dhe kënaqësinë të drejtoj në emër të kryesisë shqiptare një debat të hapur mbi “Përforcimin e llogaridhënies dhe drejtësisë për shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare”, tha Rama.

Kryeministri u përqëndrua edhe në konfliktin aktual në Ukrainë duke bërë thirrje për vënien para përgjegjësisë të agresorëve.
“Ne jetojmë në kohë konfliktesh dhe pasojat shkatërruese që ato kanë për civilët dhe infrastrukturën civile janë bërë gjithnjë e më të përhapura dhe vrastare.

Pasojat e tmerrshme mbi qytetarët, përfshirë nivelin alarmues të pasigurisë për të siguruar ushqim mund të sjellë në një zi urie për brezin tonë, duke e bërë kështu nevojën për llogaridhënie më efektive një çështje tepër kyçe për Kombet e Bashkuara dhe shtetet anëtare në të. Për më tepër, siç e kemi parë të gjithë, lufta e Rusisë në Ukrainë, që mban sfida dhe kërcënime të shumta për të gjithë botën, vetëm e ka përforcuar këtë domosdoshmëri” theksoi Kryeministri.

Rama vuri në dukje se rritja e llogaridhënies i kthen të drejtën dhe dinjitetin viktimave të agresioneve dhe familjeve të tyre.

“Qëllimi i diskutimit të sotëm është i trefishtë:
Së pari, të rrisë rolin e komunitetit ndëkombëtar për t’i vënë para përgjegjësisë shtetet dhe ata që i drejtojnë ato, për shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare.
Së dyti, të forcojë mekanizmat e llogaridhënies jo vetëm në nivel shtetëror, por edhe në nivele rajonale dhe ndërkombëtare.
Së treti, të drejtohet vëmendja te viktimat. Duke vendosur të drejtën mbi krimet ndërkombëtare dhe shkeljet masive të të drejtave të njeriut dhe shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare humanitare është thelbësore për të vënë në vend të drejtat dhe dinjitetin e viktimave dhe të afërmve të tyre. Është po kështu kritike për të çuar drejt paqes dhe pajtimin” shtoi Edi Rama.

Në mbyllje, Rama bëri thirrje që pandëshkueshmëria të lihet pas në të shkuarën.
“Kemi parë për shumë gjatë autorët e shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare të lihen të lirë pa asnjë pasojë. Nuk duhet të lëmë askënd të besojë se mund të kryejë krime dhe mund t’ia hedhë paq. Kjo ka ndodhur kudo, shumë shpesh. Nuk duhet toleruar, nuk duhet pranuar.
Duhet të bëjmë gjithçka kemi në dorë për tu riangazhuar ndaj normave dhe vlerave thelbësore dhe të ridyfishojmë përpjekjet për të zbatuar përputhshmërinë dhe respektimin e ligjit. Kësisoj, është e rëndësishme të punojmë së bashku, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e qëllimet e Kombeve të Bashkuara, siç sanksionohen në Kartën e OKB-së.

Llogaridhënia efektive do të kontribuojë për paqen, pajtimin dhe rritjen e sigurisë për të ndërtuar demokracinë në nivel lokal, rajonal dhe global e për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e njeriut kudo. Duhet të bëjmë gjithçka mundemi për ta bërë botën sa më të vogël për shkelësit, duke përdorur mjetet dhe mekanizmat e llogaridhënies përmes drejtësisë. Pandëshkueshmëria duhet lënë pas në të shkuarën”, përfundoi Kryeministri në deklaratën e tij.

Previous Nderohet me çmimin e Lidershipit Global, në Nju Jork/Kryeministri Rama: Keqardhje që vendimi i shqiptarëve, i cili duhet të ishte rregulli, është përjashtim nga rregulli

Leave Your Comment