Shqipëria mikpret Francën në çeljen e javëve të kulturës ndërkombëtare, në Sheshin Skënderbej - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Shqipëria mikpret Francën në çeljen e javëve të kulturës ndërkombëtare, në Sheshin Skënderbej

Javët e Kulturës Ndërkombëtare 2022 u çel sot për herë të parë në Sheshin Skënderbej, në kuadrin e nismës më të re të qeverisë  shqiptare “Shqipëria mikpret botën”, ku Franca është e para që sjell në tokën shqiptare mozaikun e pasur të kulturës plot elegancë, shije dhe unike të këtij vendi.

Në një mbrëmje gala të hapur për publikun uruan mirëseardhjen me artin e tyre, Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Trupa e Baletit Bashkëkohor, Grupi “Thunder Ëay” në Sinfo Rock, Kori i Bashkuar i TKOBAP Universitetit të Arteve dhe Liceut Artistik, etj.

Ceremoninë e përshëndeti online Clément Beaune, Sekretari francez i Shtetit, i cili falenderoi kryeministrin Rama për idenë dhe angazhimin e tij personal në këtë nismë.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti, në fjalën e mbajtur në hapje të ceremonisë u shpreh se “Kjo është një nga nismat më të bukura të qeverisë shqiptare që starton sot e do të përsëritet vit pas viti për të treguar më të bukurën e çdo kombi dhe më të bukurën e shqiptarisë”.

Ndërsa kryeministri Rama, i cili ndoqi mbrëmjen së bashku me bashkëshorten e tij Linda Rama tha se “sonte është fillimi i një aventure të re kulturore, i një hapësire të re kulture ndërveprimi, dialogu, njohjeje, afrimi dhe patjetër edhe i një numri gjithnjë e më të madh urash ndërveprimi, të cilat në do të bëjmë çmos të krijojmë sa më shumë shanse për bashkëpunime të qëndrueshme në të ardhmen.”

* * *

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në ceremoninë e çeljes së Javëve të Kulturës Ndërkombetare, në sheshin Skënderbej:

Mirëmbrëma të gjithëve!

Bonsoir!

Sot ne startojmë programin e ri të javëve ndërkombëtare të kulturës, një program i cili synon të sjellë në hapësirat e vendit tonë, në hapësirat publike, në hapësirat kulturore, në hapësirat artistike kultura, aktivitete, artistë, njerëz të fushave të ndryshme por edhe tradita të të festuarit, ,tradita të gatimit në Tiranë dhe jo vetëm në Tiranë por dhe në qytete e deri në fshatra të Shqipërisë.

Është një program i cili do tu japë mundësinë qytetarëve tanë, do tu japë mundësinë të gjithëve pavarësisht nga mosha, që nga fëmijët, të rejat, të rinjtë e deri tek gjyshërit dhe gjyshet që të mund të shijojnë aktivitete të natyrave nga më të ndryshmet në një mozaik të larmishëm vendesh, traditash dhe eksperiencash e natyrisht në këtë program ka një rëndësi jashtëzakonisht të veçantë krijimi i sa më shumë urave. Sa më shumë urave të njohjes, sa më shumë urave të eksperiencave nga më të ndryshmet, sa më shumë urave të bashkëpunimit sepse qëllimi nuk është thjesht që të konsumojmë aktivitete të cilat fillojnë dhe mbarojnë por që të krijojmë mundësi dhe të krijojmë shanse për krijuesit tanë, për aktivistët tanë social, për njerëzit tanë në të gjithë ato fusha që prek ky program, që pastaj të vazhdojnë me bashkëpunimet e tyre. A-ja e këtij bashkëpunimi është natyrisht  bashkëpunimi mes nesh, qeverisë, Ministrisë së Kulturës dhe përfaqësive diplomatike këtu në Shqipëri të cilat janë pararoja e gjithë kësaj pune të madhe sepse është vërtet një volum i madh pune organizative për t’i bërë të mundura këto javë.

Unë jam i bindur që hap pas hapi do fillojë të ndizet edhe zjarri i konkurrencës mes vetë përfaqësive këtu, ,mes vetë ambasadorëve dhe ambasadoreve për të bërë sa më shumë prezent vendin e tyre e për të sjellë sa më shumë larmi në javët ndërkombëtare të kulturës.

Programi synon të kthehet në një traditë dhe javët e kulturës së çdo vendi ne synojmë ti kthejmë në javë fikse në mënyrë që qoftë vendi përkatës por qoftë dhe audienca këtu në Shqipëri, ta dijë se në filan datë dhe mes filan datave është java e një kulture të caktuar dhe siç mund ta keni parë nga programi, ky kalendar prek vende të Europës, prek vende jashtë Europës dhe prek praktikisht të gjithë ato vende që gjenden si të thuash në hartën e marrëdhënieve tona diplomatike e natyrisht patjetër të gjithë ato vende që duan që të jenë pjesë e kësaj serie javësh të kulturës.

Programi fillon me një sërë vendesh deri në fund të qershorit pastaj ndalet për dy muaj dhe rifillon në shtator për tu shtrirë më tutje edhe me vende të tjera në vitin e ardhshëm kështu që unë dua t’i siguroj të gjithë që ky sonte është fillimi i një aventure të re kulturore, i një hapësire të re kulture, ndërveprimi, dialogu, njohjeje, afrimi dhe patjetër edhe një numri gjithnjë e më të madh urash ndërveprimi në të cilat siç thashë më parë ne do bëjmë çmos që të krijojmë sa më shumë shanse për bashkëpunime të qëndrueshme në të ardhmen.

Sot  dua t’i falenderoj sinqerisht të gjithë miqtë tanë që janë këtu të pranishëm, ambasadorët e vendeve të përfshira tanimë në program dhe dua ti nxi të tjerët që të përfshihen pa humbur kohë.

Franca është ajo që e hap këtë program, një koincidencë e bukur bën që sot ne të gjithë të jemi këtu pas një dit ë shënuar në historinë bashkëkohore të Francës me rikonfirmimin e presidentit Emmanuel Macron i cili është në të njëjtën kohë jo vetëm presidenti i Francës por dhe një prej shtyllave mbajtëse të gjithë arkitekturës së bashkimit Europian e për këtë arsye sot ne jemi të gëzuar e të lehtësuar nga rezultati i djeshëm në Francë i cili natyrisht është një garanci dhe për perspektivën europiane të të gjithë rajonit tonë, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Nga ana tjetër është e padyshimtë që duke qenë se Franca është e para në këtë radhë vendesh, herën tjetër, vitin e ardhshëm Franca do bëjë më shumë përpjekje, sidomos ambasada këtu në mënyrë që ne të kemi një program shumë herë më të ngjeshur e më të pasur, sepse edhe vetë ambasadorja duke parë se çfarë do bëjnë Italia, Greqia dhe vendet e tjera me siguri do ndihet e sfiduar që vitin e ardhshëm të jetë më e përfshirë në punët e programit.

Shumë faleminderit të gjithëve dhe javë të mbara të kulturës ndërkombëtare për të gjithë dhe pa harruar t’ju them se kur të mbarojë kjo pjesë e hapjes ceremoniale të javëve të kulturës, do të ketë një pjesë tjetër këtu me një DJ të famshëm e sheshi do të jetë i gjithi i atyre që janë më të rinj e nuk do ketë asnjë barrierë midis atyre ulur dhe atyre në këmbë.

Faleminderit!

Previous Shqipëria mikpret botën – nisma më e re e qeverisë shqiptare dedikuar  bashkëpunimit kulturor mes vendeve

Leave Your Comment