Shqipëria në krye të SEEBRIG, gjeneral brigade Bilbil Bitri: Kontribues të paqes e sigurisë në rajon e përtej tij - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Shqipëria në krye të SEEBRIG, gjeneral brigade Bilbil Bitri: Kontribues të paqes e sigurisë në rajon e përtej tij

Prej muajit gusht 2023 Shqipëria drejton Brigadën e Evropës Juglindore (SEEBRIG), një nga iniciativat rajonale të ministrave të Mbrojtjes së Evropës Juglindore (SEDM).

Nga Kumanova në Maqedoninë e Veriut, komandanti i South Easter Europe Brigade (SEEBRIG), gjeneral brigade Bilbil Bitri sqaron se: “SEEBRIG, në komponentin e tij ushtarak u krijua për të rritur nivelin e bashkëpunimit ushtarak dhe për të forcuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis vendeve pjesëmarrëse”.

Kjo iniciativë sot përbëhet nga gjashtë shtete: Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Turqia. Kjo është hera e dytë që në krye të SEEBRIG është një komandant, që vjen nga radhët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Komandant i Brigadës së SEEBRIG, gjeneral brigade Bilbil Bitri sqaron më tej se “përveçse detyrim është një mundësi për të treguar atë që Shqipëria e ka treguar më së miri që pas rënies së Murit të Berlinit, frymën e bashkëpunimit rajonal, frymën e një stabiliteti dhe paqeje dhe idenë për të dakordësuar dhe kontribuar në iniciativa të tilla që forcojnë jo vetëm bashkëpunimin, por krijojnë terrenin për një zhvillimin paqësor të rajonit”.

Sipas gjeneral brigade Bilbil Bitrit, për Shqipërinë është një koincidencë fantastike që në 15 – Vjetorin e Anëtarësimit në NATO, në të njëjtën kohë jo vetëm kontribuan drejtpërdrejt në NATO, por kontribuan gjithashtu edhe përmes iniciativës rajonale për paqen dhe sigurinë në rajon e përtej tij.

Shqipëria do të mbajë drejtimin e Iniciativës së Ministrave të Mbrojtjes së Evropës Juglindore për një afat trevjeçar.

Previous Godinë e re për Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Arkitekturës, Manastirliu: Korpusi i ri me standarde europiane