Shqipëria nënshkruan Konventën Lubjanë-Hagë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Shqipëria nënshkruan Konventën Lubjanë-Hagë

Hagë – Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka nënshkruar në emër të Shqipërisë Konventën Lubjanë-Hagë.

Nënshkrimi i kësaj konvente është një  hap vendimtar për Shqipërinë në luftën kundër pandëshkueshmërisë së krimeve ndërkombëtare, kompensimit të viktimave të tyre dhe në forcimin e drejtësisë penale.

Në firmosjen e Konventës morën pjesë 43 shtete të ndryshme.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, mbajti fjalën e rastit, ku ndër të tjera vlerësoi kontributin e Holandës dhe Sllovenisë për finalizimin e kësaj konvente. “Inkurajuese është pjesëmarrja e 43 shteteve në këtë iniciativë, duke përfshirë kontributin e vlerësuar të partnerëve si Holanda dhe Sllovenia. Jemi bashkë për një botë më drejtë dhe të sigurt”, – tha Manja pas nënshkrimit të Konventës.

Previous 300 fidanë të rinj në Ekoparkun e Durrësit, Kumbaro: Shembulli më i mirë i transformimit, vazhdojmë mbjelljet dhe pyllëzimet në 46 bashki për Vitin e Pyjeve