Hagë – Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka nënshkruar në emër të Shqipërisë Konventën Lubjanë-Hagë.
Nënshkrimi i kësaj konvente është një hap vendimtar për Shqipërinë në luftën kundër pandëshkueshmërisë së krimeve ndërkombëtare, kompensimit të viktimave të tyre dhe në forcimin e drejtësisë penale.
Në firmosjen e Konventës morën pjesë 43 shtete të ndryshme.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, mbajti fjalën e rastit, ku ndër të tjera vlerësoi kontributin e Holandës dhe Sllovenisë për finalizimin e kësaj konvente. “Inkurajuese është pjesëmarrja e 43 shteteve në këtë iniciativë, duke përfshirë kontributin e vlerësuar të partnerëve si Holanda dhe Sllovenia. Jemi bashkë për një botë më drejtë dhe të sigurt”, – tha Manja pas nënshkrimit të Konventës.