Shqipëria mirëpret në datat 7-9 prill Takimin e 70-të të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit, një organizim i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe UNËTO me pjesëmarrjen e ministrave dhe përfaqësuesve të lartë të sektorit të turizmit nga 40 shtete.
Kjo është hera e parë që një mbledhje e Organizatës Botërore të Turizmit zhvillohet në Shqipëri.
Tirana do të bëhet pikëtakimi i polikbërësve, sipërmarrësve në fushën e turizmit dhe përfaqësuesve të agjencive të rëndësishme ndërkombëtare. Të pranishëm do të jenë Sekretari i Përgjithshëm i UNWTO Zurab Pololikashvili, Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, Drejtoresha Ekzekutive e UNWTO Natalia Bayona.
Në kuadër të këtij takimi në Shqipëri, do të mbahet edhe një Konferencë për Investimet në turizëm, gjatë së cilës do të prezantohet përmes një ceremonie zyrtare udhëzuesi “Tourism Doing Business: Investing in Albania.” Ky botim, i përgatitur nga Organizata Botërore e Turizmit dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë do t’u prezantohet aktorëve dhe palëve të interesuara të industrisë së turizmit, duke u shpalosur mundësitë e mëdha të investimit në sektorin e turizmit në vendin tonë.
Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme e cila shenjon një hap po ashtu të rëndësishëm drejt nxitjes së investimeve turistike dhe rritjes ekonomike përmes turizmit të Shqipërisë.
Lexoni më poshtë agjendën e eventit: