Shqipëria raporton në Këshill: Të fokusuar në respektimin e të drejtave të njeriut - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Shqipëria raporton në Këshill: Të fokusuar në respektimin e të drejtave të njeriut

Shqipëria raportoi përpara Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara në sesionin e 47-të Grupit të Punës së Rishikimit Periodik Universal (UPR), që u zhvillua në Gjenevë, më 4 nëntor 2024.

Në fjalën e saj, Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Znj. Megi Fino, e cila kryesoi delegacionin shqiptar nënvizoi qëndrimet e Shqipërisë ndaj mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut.

Raportimi në Këshilli përfshiu situatën e të drejtave të njeriut në vendin tonë në përgjigje të rekomandimeve të ciklit të 3-të, zhvillimet dhe arritjet e qeverisë me fokus:

  • Reformën në sistemin e drejtësisë dhe ndikimi i drejtpërdrejtë në forcimin e shtetit ligjor, të të drejtave të njeriut dhe konsolidimin e demokracisë në vendin tonë;
  • Barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave, në thelb të së cilës është realizimi me sukses i Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore 2021-2030 me përfshirjen e të gjithë aktorëve: qeveritë vendore, organizatat e shoqërisë civile dhe ato ndërkombëtare, me një qëlli ultim harmonizimin e ligjislacionit të brendshëm me standardet ndërkombëtare;
  • Lufta ndaj dhunës në familje dhe me bazë gjinore, efketet e së cilës janë të prekshmë falë përmirësimit të kuadrit ligjor dhe implementimit efektiv të ligjeve penale në këtë fushë;
  • Të drejtat e fëmijës, ku u theksua se Ligji “Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës” siguron mbrojtje gjithëpërfshirëse për të drejtat e fëmijëve dhe përputhet me standardet ndërkombëtare, përfshirë Konventën për të Drejtat e Fëmijës. Realizimi i Axhendës Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2021-2026 është i prekshëm në të gjitha fushat që prekin të drejtat e fëmijës. Në kohët dixhitale, mbrojtja e fëmijëve në mjedisin online vazhdon të jetë një prioritet i Qeverisë shqiptare;
  • Personat me aftësi të kufizuara, për të cilët Shqipëria ka përmirësuar dhe përafruar legjislacionin e saj kombëtar me Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara. Shqipëria me qëllim avancimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, synon ratifikimin e Protokollit Opsional të CRPD-së deri në vitin 2027, pjesë edhe e objektivave tona për integrimin në BE-an;
  • Personat e moshuar, për të cilët Qeveria shqipatre po përgatit një dokument Strategjik dhe Plani të Ri të Plakjes (2025-2030), i cili do të përputhet me standardet ndërkombëtare të OKB-së për plakjen, duke siguruar progres të vazhdueshëm në adresimin e dhunës dhe mos diskriminimi ndaj të moshuarve;
  • Të drejtat e LGBTIQ+, për të cilët Shqipëria po zbaton Planin Kombëtar të Veprimit për të Drejtat LGBTI 2021-2027, i cili synon ndërgjegjësimin për barazinë, përfshirjen dhe mosdiskriminimin ndaj personave LGBTI+;
  • Të drejtat e pakicave, ku në zbatim të ligjit për pakicat kombëtare është shënuar një progres i madh në të gjitha fushat që prekin të drejtat e pakicave kombëtare dhe aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji janë në një proces të vazhdueshëm;
  • Trafikimin e qenieve njerëzore, si pjesë e prioriteteve të Qeverisë shqiptare me miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit për 2024-2025, që artikulon angazhimin e qeverisë për të trajtuar trafikimin e qenieve njerëzore dhe mbrojtjen e popullatave të cenueshme, veçanërisht të grave dhe fëmijëve, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë, vijon të jetë një sfidë për Shqipërinë;
  • Ndryshimet klimatike, ku shënojmë progres të dukshëm në adresimin e ndryshimeve klimatike me përafrimin e politikave tona me standardet e BE-an dhe objektivat globale të klimës;

Delegacioni i Shqipërisë përbëhej nga përfaqësues të 21 institucioneve qëndrore të cilat raportuan përpara KDNJ mbi progresin e pesë viteve të fundit në fushën e të drejtave të njeriut në Shqipëri si dhe sfidat me të cilat u përballën në mbrojtjen dhe promovimin e tyre

Pas raportimit nga delegacioni i Shqipërisë dhe rekomandimeve nga vendet anëtare, KDNJ do të vijojë me miratimin e Raportit kombëtar për Shqipërinë.

Previous Ministri Malaj në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese: Projektbuxheti 2025 mbështet financimin e sektorëve prioritarë të vendit