Shqipëria rekord edhe në vjeshtë; 9 milionë vizitorë të huaj deri në tetor - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Shqipëria rekord edhe në vjeshtë; 9 milionë vizitorë të huaj deri në tetor

Flukset hyrëse të turistëve të huaj në Shqipëri vazhdojnë  të jenë në trende rritëse edhe gjatë vjeshtës. Gjatë muajit tetor, 691 mijë turistë të huaj kanë hyrë në vendin tonë, ose 89% më shumë krahasuar me tetorin e vitit që shkoi.

Në total, nga janari deri në tetor 8,98 milionë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë, duke tejkaluar me 32% shifrat e vitit 2022 që është dhe viti rekord i hyrjeve të vizitorëve të huaj, siç bën të ditur ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Në aktivitetin e mbajtur për bilancet e sezonit turistik në fillim të muajit që shkoi, ministrja Kumbaro konfirmoi rezervimet deri në 70-80% të kapaciteteve hoteliere. Po nga ky takim, ministrja Kumbaro u shpreh se ky meriton të quhet një vit turistik, sepse përveç bregdetit, Tirana është kthyer në një destiancion të mirëfilltë turistik, “një  lloj laboratori arkitekturor modern, por edhe plot energji rinore, sportive dhe kulturore” pa lënë pas turizmin malor, agroturizmin dhe qytetet historike.

Në publikimin e fundit të Organizatës Botërore të Turizmit (UNWTO) të barometrit të turizmit botëror, Shqipëria renditet në vendin e tretë në botë  dhe të parin në Evropë për rritjen e  flukseve të vizitorëve të huaj (+56%) për muajt janar-korrik 2023.

Edhe gjiganti i udhëtimeve “National Geographic” e ka renditur Shqipërinë ndër vendet 30 vendet e botës që duhen vizituar në vitin 2024.

Previous Rriten pagat për punonjësit e OSHEE Group