Vendi ynë është vlerësuar bazuar në analizën e bërë mbi performancën për 52 indikatorë në 6 fusha të mirëqeverisjes dhe administrimit publik, në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky raport e vlerësim u bë publik në Ministerialin Rajonal për Mirëqeverisjen dhe Administrimin Publik, të organizuar nga OECD/SIGMA, ku morën pjesë përfaqësuesit e 6 këtyre vendeve, të cilët prezantuan progresin lidhur me këtë reformë.
