Siguria dhe adresimi i flukseve migratore/Ministri Çuçi pret Zv.drejtorin e Përgjithshëm për Sigurinë, në KE - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Siguria dhe adresimi i flukseve migratore/Ministri Çuçi pret Zv.drejtorin e Përgjithshëm për Sigurinë, në KE

Ministri i Brendshëm Çuçi priti një delegacion të BE-së, të kryesuar nga Oliver Onidi, Zv.drejtor i Përgjithshëm për Sigurinë pranë Zyrës së Migracionit dhe Çështjeve të Brendshme të Komisionit Europian, me të cilët bisedoi rreth çështjeve që kanë të bëjnë me sigurinë në rajon dhe në hapësirën e gjerë europiane.

Në fokus të takimit ishte bashkëpunimi në lidhe me adresimin e flukseve migratore të paligjshme, që vijnë prej vendeve të Afrikës apo Lindjes së Mesme drejt Europës.

Për të parandaluar dhe kontrolluar këtë fenomen, Shqipëria ka bashkëpunuar ngushtë me FRONTEX, duke nënshkruar edhe marrëveshje dypalëshe, e cila ishte e para e nënshkruar me një vend jashtë BE-së, duke bërë të mundur kontrollin e këtij fenomeni. U diskutua për punën e përbashkët që është bërë dhe sfidat në të ardhmen që lidhen me fenomenin e migracionit të paligjshëm dhe format e tjera kriminale që e shoqërojnë.

Ministri Çuçi u shpreh se “Shqipëria si vend tranzit luan një rol të rëndësishëm për t’i prerë rrugën këtyre lëvizjeve që mobilizojnë më tej krimin e organizuar. Puna jonë në këtë drejtim është vlerësuar gjerësisht nga partnerët europianë duke rritur më tej besueshmërinë e Shqipërisë në BE”.

Në lidhje me bashkëpunimin me BE dhe përkatësisht me misionet e BE për mbrojtjen kufitare, Çuçi nëvizoi se “FRONTEX gjithashtu është një histori suksesi në vendin tonë dhe marrëveshja e re që do të nënshkruajmë së shpejti me këtë mision e zgjeron më tej fushën e veprimit ndërkohë që Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të raportit me BE-në pas hapjes së negociatave”.

Gjithashtu u zhvillua një takim në nivel teknik pune, me përfaqësues të lartë të Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe delegacionit europian.

Previous Ministrja Ibrahimaj mbledh Këshillin e Investimeve: Do vijojmë mbështetjen e biznesit për subvencionimin e çmimit të energjisë