Sigurimet shoqërore, mbahet takimi i parë i komisionit të ekspertëve Shqipëri-Greqi - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Sigurimet shoqërore, mbahet takimi i parë i komisionit të ekspertëve Shqipëri-Greqi

Komisioni i ekspertëve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë kanë zhvilluar mbledhjen e parë të tyre për çështjet e sigurimeve shoqërore.

Fillimi i bisedimeve në nivel ekspertësh është një hap tepër pozitiv në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe një ogur i mirë për arritjen e marrëveshjes në fushën e pensioneve, e cila do të materializonte parimin e mbrojtjes sociale për çdo qytetar i cili ka kontribuar aktivisht në ekonomitë e të dy vendeve.

Diskutimet teknike dhe shkëmbimi i informacioneve lidhur me sistemet e sigurimeve shoqërore të të dy vendeve, hapin siparin e një serie takimesh me synim forcimin e bashkëpunimit në fushën  e sigurimeve.

Diskutimet teknike midis delegacioneve, shkëmbimet e njohurive dhe analizimi i problematikave do të vijojnë në mbledhjen e radhës në Tiranë.

Previous Sezoni i ardhshëm turistik me rregulla të posaçme për turizmin detar, Kumbaro: Do të rritet edhe sipërfaqja e plazheve publike

Leave Your Comment