Simbole të besimit dhe historisë shqiptare në Selinë e Shenjtë

Në vizitën e tij në Vatikan, Kryeministri Edi Rama përcolli një mesazh respekti dhe kujtese përmes dhuratave simbolike drejtuar Papa Leonit, ikonën e Zojës së Këshillit të Mirë, ikonat e Papa Shën Leonit të Madh dhe të Shën Augustinit, medaljonin e 100-vjetorit të Urdhrit të Skënderbeut, si dhe numrin më të fundit të revistës Art dhe Trashëgimi, kushtuar trashëgimisë katolike shqiptare. Një gjest që ndërthur historinë, besimin dhe kulturën shpirtërore të Shqipërisë.