Situata e zjarreve në vend - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Situata e zjarreve në vend

Të shtata vatrat e zjarrit që ditën e djeshme përfshinë zona të ndryshme të vendit janë shuar dhe aktualisht nuk kemi asnjë vatër aktive në vend, pavarësisht temperaturave të larta.

Në fshatin Krastë, në bashkinë e Krujës, të gjitha vatrat që ishin aktive janë shuar.

Puna intensive dhe angazhimi maksimal bëri të mundur shuarjen përfundimtare të flakëve edhe në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në Elbasan. Situata po monitorohet nga forcat e zjarrfikëses së bashkisë së këtij qyteti.

Të gjithë strukturat e Mbrojtjes Civile në nivel vendor dhe qendror mbeten në gatishmëri të plotë.

Previous Zonat e përcaktuara për akuakulturë, Krifca: Kapaciteti i prodhimit parashikohet të shkojë 30 mijë tonë