Situata në veri të Kosovës, Ministrja Xhaçka: Sulmet e paprovokuara janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Situata në veri të Kosovës, Ministrja Xhaçka: Sulmet e paprovokuara janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar në lidhje me sulmet e dhunshme të paprovokuara ndaj KFOR-it dhe shtypit në veri të Kosovës.

“Sulmet e dhunshme të paprovokuara kundër forcave të KFOR-it dhe shtypit janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë. Shprehim mbështetjen tonë të plotë për KFOR-in dhe urojmë shërim të shpejtë për ushtarët e lënduar. Çtensionimi i situatës së krijuar është kyç në këtë moment. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe njohjes reciproke që do të sigurojë stabilitet të qëndrueshëm në rajonin tonë”, u shpreh kryediplomatja shqiptare në një reagim në rrjetet sociale.

Previous Ministrja Kushi në panairin “Art, Zeje dhe Sport” në Lezhë: E surprizuar nga talenti i nxënësve!