Gjatë orëve të natës ka patur rreshje shiu me intesitet të mesëm në të lartë në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës. Rreshjet e shiut vazhdojnë, gjë e cila ndikon negativisht në normalizimin e situatës.
Bashkia Shkoder: zonat më të prekura njësitë administrative Ana e Malit, Dajç, Velipojë, Guri Zi, Berdice, Lagjia nr.4 dhe 1, Obot.
- Evakuime 22 familje ( kaq kanë mbetur deri tani të evakuara, pjesa tjetër jane rikthyer ne banesat e tyre) ishin 52 familje nme fillimte evakuuara
- 83 persona jaë aktualisht të evakuuar, ishin 318 banore te evakuuar në fillim
- Asnjë banesë me prezencë uji
- Sip e permbytur 1305 ha ( vazhdon te largohet uji nga siperfaqet e tokave)
Në Bashkinë Lezhë zonat më të prekura janë njësitë Dajc, Blinisht, Balldren ku ka:
- Banesa me prezence uji 4
- Sip e permbytur 1300 ha
Situata po monitorohet dhe në Lumin Vjosa. Pasi dhe në këtë basen pritet të ketë reshje intensive dhe për pasojë prurje të larta veçanërisht në Lumin Shushica (lumi i Vlorës) dhe Lumin Drinos.
Lumenjte Drin, Buna në kuota nën nivelin kritik
Situata ne Lumenjte e tjere nuk paraqitet problematike.
Nga dita e enjte pritet të ketë pakësim të reshjeve dhe permiresim te situates
Qarku Gjirokaster
Era e fortë ka shkaktuar shkëputje të energjisë në disa zona te bashkise Kelcyre, Memiaj, Gjirokaster, Tepelene. Po punojne specialistet e OSSHE.
Zonat e tjera, Durrës, Kukës, Dibër në situatë të normalizuar
Forca të aktivizuara gjatë këtyre ditëve:
- 640 Forca te Armatosura
- 565 Forca Zjarrfikese
- 454 Forca nga Policia Shtetit
- 345 Forca Vullnetare
- Ekipet e Sherbimit Mjekesor
- 135 mjete te kalueshmerise se larte dhe zjarrfikese
- Varka dhe motorbarka
Janë shpërndarë 450 pako ushqimore për bashkitë Pukë , Vau-Dejës dhe Lezhë