Situata shëndetësore në zonat e prekura nga reshjet, Manastirliu: Gjendja në kontroll, ekipet mjekësore në gatishmëri - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Situata shëndetësore në zonat e prekura nga reshjet, Manastirliu: Gjendja në kontroll, ekipet mjekësore në gatishmëri

Në një mbledhje me të gjitha strukturat e Shëndetësisë në terren të zonën e veriut të vendit, nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, Ministrja Ogerta Manastirliu, së bashku me ekipin e Njësisë së Koordinimit dhe të maksi-emergjencave, tha se gjendja paraqitet nën kontroll ndërsa ekipet shëndetësore vijojnë të jenë në gatishmërinë për çdo emergjencë në rang vendi.
“Gjithë strukturat e sistemit shëndetësor, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, janë në gatishmëri për të koordinuar të gjithë urgjencat e terrenit, në bashkëpunim sigurisht me strukturat e emergjencave civile, Bashkitë, Prefekturat dhe gjithë strukturat e angazhuara të Ministrive të linjës, të cilët kanë qenë në terren, për të mbështetur të gjitha ata qytetarë edhe familje që mund të kenë patur problematika në këtë situatë” -tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu foli gjithashtu për zgjerimin e flotës së autoambulancave në përgjigje të emergjencave.
“Në terren vijojmë të jemi të angazhuar, në rang territori më shumë se 120 autoambulanca, njësitë e lëvizshme të cilat janë në territor për t’iu përgjigjur thirrjeve dhe emergjencave. Sigurisht që kemi edhe forcat e shtuara këtu në Urgjencën Kombëtare Mjekësore, që në rastet kur do të kemi rritje të fluksit të thirrjeve, por edhe të misioneve që do te duhet të dalim në terren, jemi në gatishmëri”-tha Manastirliu.

Previous Ministrja Kushi në Komisionin e Edukimit: Në 20 shkolla është pezulluar procesi i mësimit