Spanjë, nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Albgaz dhe Kompanisë prestigjoze spanjolle ENAGAS - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Spanjë, nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Albgaz dhe Kompanisë prestigjoze spanjolle ENAGAS

Në Madrid, u nënshkrua sot Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Albgaz dhe Kompanisë prestigjoze spanjolle ENAGAS, për t’i hapur rrugë bashkëpunimit mbi një sërë projektesh të qeverisë shqiptare në sektorin e energjisë.

Kryeministri Edi Rama, i cili përmbylli pasditen e sotme vizitën në Spanjë, në kuadër të Samitit të NATO-s – mori pjesë në takimin me Zëvendëskryeministren Teresa Ribera dhe drejtues të kompanisë ENAGAS, së bashku me Ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku.   

Kryeministri Rama u shpreh gjatë takimit se qeveria shqiptare është e gatshme të forcojë marrëdhënien dhe të thellojë bashkëpunimin me Spanjën në këtë fushë të rëndësishme. Kryeministri theksoi ndër të tjera se çdo ditë e më shumë po rritet interesimi i kompanive më të njohura në Europë e SHBA, për bashkëpunim në fushën e energjisë, duke i çelur rrugën  transformimit të Shqipërisë në një pikë të rëndësishme hyrje e shpërndarjeje të gazit për gjithë rajonin.“Vërtet një ndjesi shumë shumë e mirë për ne që po e bëjmë këtë gjë. Pasi unë jam përpjekur fort, ambasadori është përpjekur edhe më fort që të arrijë sa më shumë të jetë e mundur që të ecim më përpara në bashkëpunimin me Spanjën. Jemi shumë të gatshëm të forcojmë marrëdhënien dhe të thellojmë bashkëpunimin me Spanjën.  Tashmë po investojmë në energjinë diellore. Nesër do të inaugurojmë nisjen e ndërtimit te parkut të parë diellor, i pari në rajon, po kështu po punojmë të bëjmë diçka  edhe me erën, por me Gazsjellësin Transadriatik dhe me gjithë situatën që praktikisht ka ndryshuar krejt perspektivën lidhur me gazin, ne jemi bërë tërheqës tani, na shohin me interes ndryshe. Jemi shumë të lumtur të shohim që ka shumë kompani që jane të interesuara kështu që është një moment shumë i mirë ky për të pasur përfshirjen e ENAGAZ. Ju keni njohuri shumë të gjerë, përvojë, një bilanc të shkëlqyer sa i takon mirëqeverisjes brenda kompanisë, kështu që çdo gjë është në vendin e duhur.” – u shpreh Kryeministri Rama. 

Ndërsa Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku tha se marrëveshja është një hap i ri për të forcuar sistemin tonë energjitik, për të krijuar kapacitete të reja dhe burime alternative të prodhimit të energjisë, përmes gazit të lëngshëm, duke e kthyer Shqipërinë si një nga vendet më të rëndësishme të Ballkanit për transmetimin e gazit të lëngshëm dhe në një faktor energjitik për të gjithë Europën.

“Sot është një tjetër ditë e shënuar përsa i përket sektorit energjitik shqiptar, pasi një partner i rëndësishëm europian na është bashkuar. ENAGAS, një nga kompanitë më të mëdha të infrastrukturës së  gazit dhe një nga transmetuesit e certifikuar europianë të gazit, si të lëngshëm, ashtu edhe natyral, tashmë është partner me ALBGAZ-in shqiptar. Pas një kohe të gjatë dhe negociate që kemi që kemi patur me kompaninë spanjolle, sot në prezencë të Kryeministrit Rama dhe të zëvendëskryeministres Ribera nga pala spanjolle, kemi firmosur një Memorandum Bashkëpunimi, i cili hap rrugën kështu për një të ardhme shumë interesante në fushën energjitike midis dy vendeve tona. ENAGAS është angazhuar, jo vetëm për të kontribuuar fuqishëm në ngritjen e të gjithë transmetuesit IAP, pra duke nisur nga e gjithë pjesa perëndimore e Ballkanit perëndimor, pra nga Kroacia deri në Greqi ku Shqipëria përfshihet me Portin  e lundrueshëm të Vlorës edhe me pikat e daljes që kemi në territorin tonë të gazjellësit të TAP-it, por gjithashtu është angazhuar të marrë pjesë edhe me investimet në depozitat natyrore të gazit të lëngshëm, por edhe në të gjitha hapat që ne do të hedhim në të ardhmen edhe në terminalin, edhe në termocentralin e Vlorës, i cili parashikohet të arrijë edhe në 350 Megavat/orë . 

Duhet theksuar tashmë që energjia si për Shqipërinë, si për Spanjën, por edhe për mbarë vendet europiane, por edhe mbarë botën, nuk është më çështje komerciale. Nuk bëhet fjalë për një produkt, i cili është i nevojshëm dhe është një nga nevojat bazike të cdo qytetari kudo në botë, por bëhet fjalë për sigurinë. Energjia tashmë është kthyer në ‘armën’ më të fortë të sigurisë pasi kemi parë se konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës,ka nxjerrë në sipërfaqe këtë problem prej disa muajsh. Kështu që Shqipëria, duke patur një partner të ri, duke firmosur sot një bashkëpunim me ENAGAS, i cili nis menjëherë duke nisur që nesër dhe puna intensive është lënë për të nisur në fillim në shtatorit kur ENAGAS do të  vizitojë Shqipërinë, ne kështu kemi shënuar sot një hap të ri për të forcuar sistemin tonë energjitik, për të krijuar kapacitetet e reja dhe burimet alternative të prodhimit të gazit të lëngshëm dhe duke kthyer Shqipërinë si një nga vendet më të rëndësishmë të Ballkanit për transmetimin e gazit të lëngshëm, i cili do të vijë në Portin e Vlorës dhe duke e kthyer Shqipërinë në një faktor energjitik për të gjithë Europën.” – u shpreh Ministrja Balluku.  

Previous Parlament/ Ministrja Ibrahimaj: Paketa anti krizë, 44.15 miliardë lekë ose 2.32 % e PBB

Leave Your Comment