Spiropali pritet në takim nga Nën/Sekretarja e Shtetit për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut: Shprehu vlerësim ndaj Shqipërisë për hapjen e dyerve për refugjatët afganë e ukrainas - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Spiropali pritet në takim nga Nën/Sekretarja e Shtetit për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut: Shprehu vlerësim ndaj Shqipërisë për hapjen e dyerve për refugjatët afganë e ukrainas

Në vijim të vizitës në SHBA, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u prit në takim nga Nën/Sekretarja e Shtetit për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, Uzra Zeya.

Pjesë e diskutimeve me zyrtaren amerikane ishte avancimi i Shqipërisë dhe si vendi ynë është një shembull i mirë për demokracitë e reja.

Pritja e refugjatëve afganë dhe ata ukrainas në Shqipëri ishte një tjetër çështje e trajtuar gjatë takimit, ku Nën/Sekretarja amerikane, Uzra Zeya shprehu mirënjohje ndaj vendit tonë.

Postimi i plotë i Elisa Spiropalit
Washington D.C – Takim i shkëlqyer me Nën/Sekretaren e Shtetit për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Uzra Zeya, takim që paraprin mbledhjen e radhës të Grupit Focal të Shteteve për Samitin për Demokraci që pritet të fillojë pas pak.
Gjatë takimit diskutuam lidhur me progresin për angazhimet e marra në #Samit, duke nënvizuar se Shqipëria po avancon shpejt dhe është një shembull i mirë për demokracitë e reja. Ajo shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e thellë për hapjen e dyerve për refugjatët afganë dhe ata ukrainas, si dhe për qëndrimet tona të vendosura në lidhje me luftën në Ukrainë. Po ashtu, dënoi ashpër sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë që synojnë destabilizimin e një vendi demokratik dhe aleati të NATO-s.
Në këtë takim evidentova se konsolidimi i demokracisë, forcimi i shtetit ligjor dhe rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian nuk do të ndalen.

Previous Certifikohet me sukses nga NATO Grup – Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë

Leave Your Comment