Spitali i ri Infektiv drejt transformimit në një qendër të vërtetë ekselencës për sëmundjet infektive - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Spitali i ri Infektiv drejt transformimit në një qendër të vërtetë ekselencës për sëmundjet infektive

Spitali Infektiv në QSUT, simboli i luftës për përballimin e pandemisë Covid do të transformohet falë një projekti madhor për rehabilitimin e plotë dhe zgjerimin e kapaciteteve të tij, duke e kthyer spitalin e ri në një qendër reference për të gjithë vendin.

Investimi prej 5.6 milionë euro që vjen në kuadër të planit të qeverisë për përballimin e emergjencave shëndetësore parashikon një kapacitet prej 118 shtretërish, dyfishim të kapaciteteve të reanimacionit dhe shtim të kapaciteteve në repartin e urgjencës.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në kantierin e hapur të Spitalit, së bashku me ministren e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e cila tha se projekti rehabilitues i nisur në muajin mars, parashikon jo vetëm rinovim tërësor të ambienteve, por edhe rikompozim të tyre, në kuadër të planit për përballimin e emergjencave, për sëmundjet infektive por gjithashtu edhe për zgjerimin e kapaciteteve për QSUT.”

“Investimi në Spitalin Infektiv, referent për sëmundjet infektive, ka nisur prej muajit mars, investim prej 5.6 milionë eurosh, që parashikon jo vetëm rehabilitimin e spitalit, por edhe një shtesë për të zgjeruar kapacitetet pritëse dhe kryesisht për shërbimet e terapisë intensive, kjo në kuadër të planit tonë për përballimin e emergjencave, për sëmundjet infektive por gjithashtu edhe për zgjerimin e kapaciteteve për QSUT. Projekti parashikon një rinovim tërësor të ambienteve, por edhe një rikompozim të tyre. Do të kemi në përfundim të këtij projekti, një kapacitet prej 118 shtretërish në këtë spital, do dyfishohen kapacitetet e terapisë intensive në këtë spital, nga 4 në 8 shtretër. Një organizim do të kemi, qoftë përsa i përket urgjencës së spitalit me imazheri të dedikuar, ashtu edhe në të gjithë strukturat e pavijoneve ku planifikohet të kemi dhoma me presion negative, pra për të mundësuar që të gjitha ato kapacitete që ne sot, për fat të keq, nuk i kishim në raport me ajrin, presionin negativ që është shumë i nevojshëm për të trajtuar pacientë me sëmundje infektive, të mundet që t’i kemi në 80% të kapaciteteve të shtretërve” – shpjegoi Ministrja Manastirliu, e cila foli edhe për disa projekte të tjera të rëndëishme që janë në zbatim e sipër. “Vijojnë punimet në spitalin e sëmundjeve të brendshme, do të vijojmë së shpejti të hapim fazën e dytë të pediatrisë, dhe menjëherë me miratimin në parlament të bankës Botërore do të kemi dhe projektin për rehabilitimin e spitalit  kardiokirurgjisë   dhe projektin djegien plastike dhe kështu përfundojmë të gjithë korpusin universitar “Nënë Tereza”. “ – u shpreh Ministrja.

Spitali do të ketë të gjithë pajisjet e nevojshme të fjalës së fundit të teknologjisë, si dhe do të investohet për të gjithë rrjetin e monitorimit të gjithë aktivitetit të spitalit, në ndërtimin e rrjetit të të dhënave, për monitorimin e pacientëve në kohë reale.

Spitali i ri do të modernizojë dhe krijojë kushte optimale, jo vetëm për pacientët që do të marrin aty shërbimin e nevojshëm mjekësor, por edhe për stafin që do të ushtrojë profesionin, në kushte dinjitoze.  “Fjalë e mbajtur  në kohë rekord. Kënaqësi e madhe që edhe pandeminë jemi drejt fundit dhe spitali që besoj për ne ishte një ëndërr e bërë realitet. Falënderime.” – u shpreh mjekja infeksioniste Najada Çomo. 

Kryeministri Rama vlerësoi ecurinë e punimeve, ndërsa theksoi se projektet për Korpusin janë përmbyllur, gjithashtu dhe investimet dhe tani mbetet vetëm zbatimi. “Rëndësi ka që tani i kemi të mbyllura projektet dhe financimet për ta mbyllur gjithë korpusin dhe më në fund do jetë i gjithi një. Duhet vetëm të shikojmë rrugën e re që ndan korpusin nga lagja dhe lëvizjet e tjera që të jetë i gjithi i mbyllur, e gjithë sistemin e sigurisë dhe lëvizshmërisë së garantuar dhe besoj që nuk do ketë më gjëra të reja për të bërë, vetëm mirëmbajtje dhe rritje kapacitetesh që nuk mbaron kurrë. Do bëjmë dhe ndërhyrje tek fakulteti i mjekësisë, sepse është realisht problem. Tani do rrisim dhe rrogat. Duam ta rrisim deri në 40% dhe e kemi planifikuar këtë gjë.” – u shpreh kryeministri.

Spitali i ri Infektiv do të jetë i pajisur edhe me auditor dhe salla leksioni për studentët e mjekësisë.

Previous Ministrja Kushi: Së shpejti një protokoll bashkëpunimi me Italinë në fushën e Sportit

Leave Your Comment