Spitali i Traumës, investime të reja në infrastrukturë dhe në fuqizimin e flotës së pajisjeve mjekësore - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Spitali i Traumës, investime të reja në infrastrukturë dhe në fuqizimin e flotës së pajisjeve mjekësore

Ka nisur faza e parë e projektit për rehabilitimin e Spitali të ri të Sëmundjeve të Brendshme, pjesë integrale e Korpusit Spitalor Universitar të Traumës. Investimi i ri do ta kthejë këtë spital në një qendër të re ekselence të shërbimit mjekësor.

Për të ndjekur nga afër punimet, në kantier ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. Puna në kantier po ecën me ritme të mira ndërkohë që faza e dytë do të vijojë me rehabilitimin e korpusit qendror.

“Ky spital ofron një kapacitet prej 60 shtretërish por ajo që e evidenton këtë strukturë është se do të kemi për të parën herë një strukturë ambulatore, pra ku ka munguar ose është thjesht adaptuar në këto kohë ndërkohë që struktura ambulatore do të bëjë të mundur që të gjitha ato konsulta që sot ndodhin në Korpusin qendror të organizohen në këtë kat të godinës. Ndërkohë që dy katet e tjera janë vetëm të shërbimeve me shtretër, ku kemi mundësuar që të kemi dhe një lidhje nëpërmjet një ure me spitalin aktual për të bërë të mundur transferimin e pacientëve nga urgjenca por gjithashtu dhe gjithë ekzaminimet imazherike, laboratorike që duhen për të gjithë pacientët e shtruar në këtë spital”, – u shpreh ministrja e Manastirliu.

Falë investimeve që kjo qendër spitalore ka njohur ndër vite, kushtet e ofrimit të shërbimit janë përmirësuar ndjeshëm. Gjithashtu është investuar edhe në drejtim të fuqizimi të flotës së pajisjeve mjekësore me aparatura biomjekësore të teknologjisë së lartë. “Ky është aparati më i ri. Është aparat i gjeneratës së fundit që është i domosdoshëm për llojin e ekzaminimeve që mbulon ky spital. Ky aparat në një kohë prej 3 minutash arrin të ekzaminojë gjithë trupin e pacientin. Për një orë bëjmë 20 pacientë”, – u shpreh një nga mjekët për skanerin e ri të instaluar në këtë spital.

“Investimet në spitalin e Traumës nuk kanë ndaluar për asnjë moment. Ka mbajtur një peshë të jashtëzakonshme sepse edhe sot, në kuadër të investimeve që po bëjmë në QSUT, spitali i Traumës po përballon të gjithë urgjencën kirurgjikale të QSUT”, – tha ministrja e Shëndetësisë.

Ndërkohë edhe profesionalizmi në ofrimin e shërbimit është rritur edhe falë mjekëve që janë kthyer të japin kontributin e tyre në vend. “Unë kam ardhur në 2019 dhe dërgimi i CV ka qenë krejt e rastësishme. Gjeta një derë të hapur tek Portali për Mjeket. Kam mbaruar në Itali dhe kam punuar 5 vite në Francë. Specialiteti im është laparoskopia. Kur erdha kërkova pak suport për sa i përket teknologjisë, mu dha e tashmë kemi dy salla laparoskopie, programojmë, punojmë në nivele europiane përsa i përket kirurgjisë jo vetëm të urgjencës por edhe kirurgjisë së programuar”, – u shpreh Valmira.

Investimet në këtë qendër spitalore do të vijojnë, me synimin për ta kthyer në një qendër të re rajonale, përtej traumës dhe pritjes së urgjencave.

Previous Politikë e re sociale për nënat me shumë fëmijë, Manastirliu: Kujdesi i nënës në 5 vitet e para të fëmijës do të njihet si periudhë pune